Vau i Dejës si Destinacion Turistik

Zhvillon Vau i Dejës si destinacion turistik të bazuar në komunitet përmes infrastrukturës informuese, ngritjes së kapaciteteve dhe promocionit.

Periudha
Prill – Qershor 2023
Financuar nga
Bashkia Vau i Dejës & Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë
Vendndodhja
Vau i Dejës

Projekti synon zhvillimin e rajonit të Vaut të Dejës për t'u kthyer në një destinacion turistik tërheqës të bazuar në komunitet, përmes zhvillimit të infrastrukturës informuese turistike, ngritjes së kapaciteteve dhe promocionit — si model i integruar dhe i qëndrueshëm për rritjen e numrit të turistëve që vizitojnë zonën, të punësimit dhe të bizneseve të reja, duke kontribuar në një cilësi më të mirë jetese për banorët vendas.

Në kuadër të tij u realizuan pesë trajnime të ndryshme me një ekip prej pesë ekspertësh, në profilet: kuzhinë; restorant/bar; recepsion; housekeeping; menaxhim hoteli.

Punoni me ne

Keni një ide projekti, një program që kërkon partner zbatues, ose një biznes që doni ta rrisni? Na shkruani — ju përgjigjemi brenda një dite pune.