Trajnime
Kurse dhe Trajnime me instruktorë, online dhe fizike, në sektorët kryesorë.
Kurse dhe Trajnime me instruktorë, online dhe fizike, në sektorët kryesorë.
Program profesional për zhvillimin e aftësive operative dhe menaxheriale në Housekeeping, nga standardet dhe teknikat profesionale të pastrimit deri te organizimi i departamentit, menaxhimi i ekipit dhe kontrolli i cilësisë.
Executive Housekeeping është një program profesional i krijuar për të zhvilluar njohuritë, aftësitë praktike dhe kompetencat menaxheriale të nevojshme për organizimin dhe funksionimin profesional të departamentit Housekeeping në hoteleri.
Programi kombinon njohuritë teorike me demonstrime, simulime dhe praktikë në ambiente hoteliere. Pjesëmarrësit njihen me standardet e higjienës, teknikat profesionale të pastrimit, organizimin e punës dhe komunikimin profesional, duke kaluar më tej në menaxhimin e departamentit, drejtimin e ekipit, planifikimin operacional, kontrollin e cilësisë, menaxhimin e inventarit dhe kostove, si dhe lidershipin.
Trajnimi u drejtohet stafit të Housekeeping, supervisorëve dhe menaxherëve të departamentit, profesionistëve që kërkojnë të përditësojnë njohuritë e tyre sipas praktikave të industrisë, si dhe personave që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë në sektorin e hotelerisë.
Metodologjia përfshin leksione interaktive, demonstrime praktike, simulime të situatave reale, punë në grup, ushtrime praktike në hotel dhe materiale mbështetëse për modulet.
Programi i detajuar do të publikohet së shpejti. Na kontaktoni për programin e plotë të këtij trajnimi.
Ende nuk ka vlerësime për këtë trajnim.
Expert i Higjenës
Rigers Rusi është ekspert i Housekeeping dhe Higjienës me eksperiencë në zhvillimin dhe zbatimin e standardeve profesionale të pastrimit dhe higjienës në sektorin e hotelerisë. Prej vitit 2018 angazhohet në hartimin dhe zhvillimin e programeve profesionale të trajnimit, workshop-eve praktike dhe moduleve të përshtatura me nevojat e industrisë, si dhe në trajnimin dhe mbikëqyrjen praktike të profesionistëve të Housekeeping.
Ekspertiza e tij përfshin operacionet e avancuara të Housekeeping, standardet e higjienës dhe sanitizimit, hartimin dhe zbatimin e SOP-ve, kontrollin e cilësisë, inspektimin, sigurinë në përdorimin e produkteve kimike, mbikëqyrjen e stafit dhe menaxhimin e proceseve të punës.
Lini të dhënat tuaja për Executive Housekeeping dhe ekipi ynë ju kontakton me detajet e grupit, orarin dhe regjistrimin.