Trajnime
Kurse dhe Trajnime me instruktorë, online dhe fizike, në sektorët kryesorë.
Kurse dhe Trajnime me instruktorë, online dhe fizike, në sektorët kryesorë.
Dizajnimi i eksperiencave turistike është procesi i krijimit të përvojave të veçanta, autentike dhe të paharrueshme për vizitorët. Në këtë trajnim, pjesëmarrësit do të mësojnë si të kuptojnë nevojat e turistëve, të shfrytëzojnë burimet dhe historitë lokale dhe t’i transformojnë ato në eksperienca turistike tërheqëse, të qëndrueshme dhe me vlerë për destinacionin dhe komunitetin.
Turizmi modern nuk lidhet më vetëm me vizitën e një destinacioni, por gjithnjë e më shumë me eksperiencën që përjeton vizitori. Një turist kërkon të zbulojë, të përfshihet, të mësojë, të ndiejë emocione dhe të krijojë kujtime të veçanta. Gjatë pesë seancave, pjesëmarrësit do të njihen me parimet kryesore të dizajnimit të eksperiencave turistike, do të analizojnë profile të ndryshme turistësh, do të eksplorojnë potencialin e burimeve lokale dhe do të mësojnë të përdorin teknika si storytelling, customer journey dhe prototipimi. Përmes punës individuale dhe në grup, ata do të zhvillojnë hap pas hapi një koncept konkret eksperience turistike, duke e përshtatur atë me karakteristikat e destinacionit, kërkesat e tregut dhe parimet e turizmit të qëndrueshëm.
Në përfundim të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë të aftë të krijojnë, strukturojnë dhe prezantojnë një eksperiencë turistike të diferencuar, e cila jo vetëm i përgjigjet nevojave të vizitorëve, por gjithashtu kontribuon në promovimin e vlerave lokale dhe në krijimin e përfitimeve për komunitetin.
Si të transformojmë një shërbim ose produkt turistik në një eksperiencë që krijon vlerë dhe diferencohet në tregun shqiptar.
Si të kuptojmë turistin, motivimet dhe pritshmëritë e tij për të dizajnuar eksperienca që i përgjigjen realisht kërkesës së tregut.
Si të përdorim storytelling dhe identitetin shqiptar për të krijuar eksperienca autentike që turistët duan t’i blejnë dhe t’i ndajnë.
Si të ndërtojmë një eksperiencë konkrete: itinerarin, aktivitetet, partnerët, çmimin dhe elementët që krijojnë vlerë për klientin.
Si ta pozicionojmë, promovojmë dhe testojmë një eksperiencë turistike për ta kthyer atë në një produkt të qëndrueshëm dhe konkurrues
Ende nuk ka vlerësime për këtë trajnim.
Konsulente Biznesi
Valbona Begolli është eksperte në menaxhimin e biznesit, zhvillimin e NVM-ve dhe sektorin e hospitality, me eksperiencë të gjatë në konsulencë, trajnime profesionale dhe menaxhim projektesh. Prej vitit 2015 angazhohet në hartimin dhe zbatimin e programeve të trajnimit dhe konsulencës për biznese, duke përfshirë module mbi Housekeeping dhe standardet e hospitality, menaxhimin, shitjet, marketingun dhe negocimin.
Në fushën e hotelerisë, eksperienca e saj përfshin zhvillimin dhe koordinimin e trajnimeve profesionale, analizimin e nevojave të bizneseve, zhvillimin e kapaciteteve të stafit, planifikimin e biznesit dhe përmirësimin e proceseve operacionale. Ekspertiza e saj kombinon menaxhimin strategjik me zhvillimin praktik të stafit dhe bizneseve sipas standardeve dhe praktikave ndërkombëtare
Lini të dhënat tuaja për Dizajnimi i eksperiencave turistike dhe ekipi ynë ju kontakton me detajet e grupit, orarin dhe regjistrimin.