Trajnime
Kurse dhe Trajnime me instruktorë, online dhe fizike, në sektorët kryesorë.
Kurse dhe Trajnime me instruktorë, online dhe fizike, në sektorët kryesorë.
Program praktik për zhvillimin e aftësive profesionale në Front Office, nga rezervimet dhe menaxhimi i Guest Cycle deri te check-in, check-out, shërbimi ndaj klientit, upselling dhe përdorimi i sistemeve PMS.
Front Office është një program profesional i fokusuar në zhvillimin e njohurive dhe aftësive praktike të nevojshme për menaxhimin e proceseve kryesore të recepsionit dhe përvojës së klientit në hotel. Përmes 6 seancave intensive, pjesëmarrësit ndjekin të gjithë ciklin e klientit, nga rezervimi dhe mbërritja deri te check-out dhe faturimi. Programi trajton rezervimet dhe kanalet e shitjes, menaxhimin e disponueshmërisë, overbooking, politikat e anulimit, procedurat e check-in dhe check-out, metodat e pagesës, menaxhimin e kërkesave dhe ankesave, concierge, upselling dhe komunikimin ndërdepartamental. Një pjesë e programit i kushtohet gjithashtu përdorimit të sistemeve PMS, Night Audit, protokolleve të emergjencës dhe simulimit final të një situate reale pune. Metodologjia kombinon teorinë me praktikën përmes role-play, simulimeve të situatave reale të recepsionit, studimeve të rasteve, ushtrimeve me sisteme PMS, diskutimeve interaktive dhe vlerësimit praktik. Programi është i përshtatshëm për recepsionistë të rinj, punonjës aktualë të Front Office, studentë të turizmit dhe hotelerisë, profesionistë të departamenteve të tjera të hotelit, menaxherë hotelesh dhe persona që synojnë të ndërtojnë një karrierë në hospitality.
Roli dhe rëndësia e departamentit Front Office, struktura organizative, pamja profesionale, etika e komunikimit dhe cikli i plotë i qëndrimit të klientit në hotel.
Llojet e rezervimeve, kanalet e shitjes, rezervimet direkte, OTA dhe grupet, si dhe parimet bazë të menaxhimit të tarifave dhe rezervimeve.
Menaxhimi i disponueshmërisë së dhomave, overbooking, politikat e anulimit dhe procedurat standarde të check-in për një proces të organizuar të mbërritjes së klientit.
Procedurat e check-out, billing, metodat e pagesës dhe menaxhimi i depozitave dhe kredive gjatë procesit të largimit të klientit.
Trajtimi profesional i kërkesave të klientëve, concierge bazë, menaxhimi i ankesave, teknikat e shitjes shtesë (upselling) dhe komunikimi ndërdepartamental.
Praktikë me softuerin e menaxhimit hotelier (PMS), protokollet e emergjencës, Night Audit dhe simulim final praktik për vlerësimin e aftësive të fituara gjatë programit.
Ende nuk ka vlerësime për këtë trajnim.
F&B Operations & Hotel Management Expert
Fatjon Shqefni është profesionist i Food & Beverage Management me eksperiencë ndërkombëtare në operacionet e restoranteve dhe strukturave hoteliere luksoze në Shqipëri dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Eksperienca e tij përfshin menaxhimin e disa outlet-eve, drejtimin dhe trajnimin e ekipeve, kontrollin e kostove dhe buxheteve, menaxhimin e inventarit, standardet e shërbimit dhe përvojën e klientit.
Gjatë karrierës së tij ka mbajtur role menaxheriale në struktura ndërkombëtare të hospitality, përfshirë Crowne Plaza by IHG, Raffles The Palm dhe Fairmont The Palm, ku është angazhuar në menaxhimin operacional, zhvillimin e stafit, standardet e shërbimit, higjienën dhe sigurinë, optimizimin e kostove dhe rritjen e performancës së outlet-eve.
Ekspertiza e tij përfshin F&B Operations, Restaurant Management, Team Leadership & Training, Revenue & Budget Control, Inventory Management, Guest Relations, Service Recovery dhe Health, Safety & Hygiene Compliance. Fatjon ka gjithashtu përgatitje profesionale në lidership dhe trajnim, përfshirë Emerging Leaders Development, All Star Accreditation nga Accor Academy dhe Train the Trainer.
Lini të dhënat tuaja për Front Office Excellence dhe ekipi ynë ju kontakton me detajet e grupit, orarin dhe regjistrimin.