Trajnime
Kurse dhe Trajnime me instruktorë, online dhe fizike, në sektorët kryesorë.
Trajnimi “Aftësitë Profesionale në Pastrim” synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuri bazë mbi rëndësinë e higjienës, zbatimin e teknikave të sakta të pastrimit dhe organizimin e punës sipas standardeve të pastrimit profesional.
Gjatë trajnimit do të trajtohen dallimet midis pastrimit, dezinfektimit dhe mirëmbajtjes së sipërfaqeve, si dhe gabimet më të shpeshta gjatë pastrimit të tualeteve, kuzhinave dhe xhamave. Një pjesë e veçantë do t’i kushtohet sistemit të kodeve të ngjyrave për ndarjen e mjeteve sipas zonave të përdorimit, me qëllim parandalimin e kontaminimit të kryqëzuar dhe ruajtjen e higjienës.
Programi zhvillohet online në tri sesione nga dy orë secili, me një kohëzgjatje totale prej gjashtë orësh. Përmes shembujve konkretë dhe aktiviteteve praktike, pjesëmarrësit do të njihen me mënyrat e duhura të pastrimit, gabimet që duhen shmangur dhe praktikat bazë për një punë më të sigurt, më efikase dhe më të organizuar.
Programi i detajuar do të publikohet së shpejti. Na kontaktoni për programin e plotë të këtij trajnimi.
Nuk ka grupe të planifikuara për momentin.
Ende nuk ka vlerësime për këtë trajnim.
Expert i Higjenës
Rigers Rusi është ekspert i Housekeeping dhe Higjienës me eksperiencë në zhvillimin dhe zbatimin e standardeve profesionale të pastrimit dhe higjienës në sektorin e hotelerisë. Prej vitit 2018 angazhohet në hartimin dhe zhvillimin e programeve profesionale të trajnimit, workshop-eve praktike dhe moduleve të përshtatura me nevojat e industrisë, si dhe në trajnimin dhe mbikëqyrjen praktike të profesionistëve të Housekeeping.
Ekspertiza e tij përfshin operacionet e avancuara të Housekeeping, standardet e higjienës dhe sanitizimit, hartimin dhe zbatimin e SOP-ve, kontrollin e cilësisë, inspektimin, sigurinë në përdorimin e produkteve kimike, mbikëqyrjen e stafit dhe menaxhimin e proceseve të punës.
Lini të dhënat tuaja për Aftësitë Profesionale në Pastrim dhe ekipi ynë ju kontakton me detajet e grupit, orarin dhe regjistrimin.