Evente
Workshop-e, forume dhe takime rrjetëzimi gjatë gjithë vitit.
Workshop-e, forume dhe takime rrjetëzimi gjatë gjithë vitit.
Workshop-e, forume dhe takime rrjetëzimi gjatë gjithë vitit.
2 evente

Konferenca Përmbyllëse e Vitit Një vit frymëzimi, zhvillimi dhe fuqizimi meriton të përmbyllet duke festuar arritjet, duke ndarë eksperiencat dhe duke krijuar mundësi të reja për të ardhmen. Më 12 dhjetor 2026, Women Who Lead organizon Konferencën Përmbyllëse të Vitit 2026, një event që mbledh së bashku gra sipërmarrëse, lidere, profesioniste dhe partnere për të reflektuar mbi rrugëtimin e vitit, për të ndarë histori suksesi dhe për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që shoqërojnë zhvillimin personal dhe profesional të grave. Përmes një programi të pasur me forume diskutimi, panele tematike, aktivitete interaktive, histori frymëzuese dhe mundësi për networking, konferenca synon të krijojë një hapësirë ku idetë kthehen në mundësi, eksperiencat bëhen burim frymëzimi dhe bashkëpunimet hapin rrugë të reja drejt suksesit. Ky takim do të shërbejë gjithashtu si një moment për të vlerësuar progresin e komunitetit Women Who Lead gjatë vitit 2026, për të forcuar lidhjet mes anëtareve dhe për të ndërtuar vizionin për vitin e ardhshëm. Women Who Lead është më shumë se një program – është një komunitet që beson në fuqinë e grave për të udhëhequr, për të krijuar ndryshim dhe për të frymëzuar njëra-tjetrën.

MASTERCLASS IV – PËRTEJ PASTËRTISË Pas suksesit të edicioneve të mëparshme, Masterclass “Përtej Pastërtisë” rikthehet për herë të katërt në Tiranë! Një takim i dedikuar pastrimit, njohurive profesionale, teknikave dhe rëndësisë së pastërtisë, ku eksperienca dhe praktika bashkohen për të sjellë një perspektivë të re në këtë fushë. Me ekspertin Rigers Rusi dhe të ftuar surprizë, ky edicion premton njohuri të reja, shkëmbim përvojash dhe momente që ia vlejnë të përjetohen. 8 janar 2027 📍 Ambasada e Paqes, Tiranë Përtej pastrimit të zakonshëm, drejt njohurive, standardeve dhe një përvoje më të avancuar! Shënojeni datën dhe bëhuni pjesë e edicionit të katërt të Masterclass – Përtej Pastërtisë.