Evente
Workshop-e, forume dhe takime rrjetëzimi gjatë gjithë vitit.
Konferenca Përmbyllëse e Vitit 15 Dhjetor 2026 Një vit frymëzimi, zhvillimi dhe fuqizimi meriton të përmbyllet duke festuar arritjet, duke ndarë eksperiencat dhe duke krijuar mundësi të reja për të ardhmen.
Më 15 dhjetor 2026, Women Who Lead organizon Konferencën Përmbyllëse të Vitit 2026, një event që mbledh së bashku gra sipërmarrëse, lidere, profesioniste dhe partnere për të reflektuar mbi rrugëtimin e vitit, për të ndarë histori suksesi dhe për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që shoqërojnë zhvillimin personal dhe profesional të grave.
Përmes një programi të pasur me forume diskutimi, panele tematike, aktivitete interaktive, histori frymëzuese dhe mundësi për networking, konferenca synon të krijojë një hapësirë ku idetë kthehen në mundësi, eksperiencat bëhen burim frymëzimi dhe bashkëpunimet hapin rrugë të reja drejt suksesit.
Ky takim do të shërbejë gjithashtu si një moment për të vlerësuar progresin e komunitetit Women Who Lead gjatë vitit 2026, për të forcuar lidhjet mes anëtareve dhe për të ndërtuar vizionin për vitin e ardhshëm.
Women Who Lead është më shumë se një program – është një komunitet që beson në fuqinë e grave për të udhëhequr, për të krijuar ndryshim dhe për të frymëzuar njëra-tjetrën.

Lini të dhënat tuaja për Konferenca Women Who Lead dhe ekipi ynë ju kontakton me detajet e pjesëmarrjes dhe pagesës.