Trajnime
Kurse dhe Trajnime me instruktorë, online dhe fizike, në sektorët kryesorë.
Kurse dhe Trajnime me instruktorë, online dhe fizike, në sektorët kryesorë.
Program profesional 360° për zhvillimin e kompetencave menaxheriale dhe operative në hoteleri, nga organizimi i departamenteve dhe menaxhimi i stafit deri te shërbimi ndaj klientit, shitjet, teknologjia, Revenue Management dhe performanca financiare.
Menaxhimi Hoteli 360° është një program profesional i krijuar për të zhvilluar kompetencat e nevojshme për drejtimin dhe menaxhimin efektiv të një strukture hoteliere.
Programi ofron një qasje të plotë mbi funksionimin e hotelit, duke trajtuar organizimin dhe koordinimin e departamenteve, kulturën e shërbimit, standardet e cilësisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, Front Office, rezervimet, Housekeeping, higjienën dhe sigurinë, si dhe menaxhimin e shërbimeve dhe infrastrukturës së hotelit.
Një fokus i veçantë i kushtohet gjithashtu teknologjisë në hoteleri, marketingut dhe shitjeve, Revenue Management, menaxhimit financiar dhe organizimit të eventeve, duke i ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë jo vetëm operacionet e përditshme, por edhe aspektet strategjike dhe financiare të drejtimit të një hoteli.
Programi kombinon njohuritë teorike me studime rastesh, role-play, simulime, ushtrime praktike dhe situata reale nga industria e hotelerisë. Në përfundim, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të analizojnë performancën e hotelit, të koordinojnë departamentet, të menaxhojnë ekipet dhe të marrin vendime të orientuara drejt cilësisë së shërbimit, efikasitetit operacional dhe rezultateve të biznesit.
Njohje me rolin e hotelit në industrinë e mikpritjes, llojet e strukturave hoteliere, funksionet kryesore të menaxhimit dhe përgjegjësitë e menaxherit të hotelit.
Organigrama e hotelit, departamentet kryesore, ndarja e roleve dhe përgjegjësive, si dhe rëndësia e komunikimit dhe koordinimit ndërmjet departamenteve.
Kultura organizative, standardet e mikpritjes, sjellja profesionale dhe komunikimi me klientin, me fokus në krijimin e një eksperience cilësore për mysafirin.
Standardet dhe procedurat SOP, kontrolli i cilësisë, matja e kënaqësisë së klientit dhe mënyrat profesionale të trajtimit të ankesave.
Rekrutimi dhe përzgjedhja e stafit, trajnimi, motivimi, vlerësimi i performancës dhe planifikimi efektiv i burimeve njerëzore në hotel.
Kodi etik, politikat dhe rregulloret e brendshme, konfidencialiteti, mbrojtja e të dhënave dhe standardet e sjelljes profesionale.
Procesi i rezervimit, kanalet OTA dhe rezervimet direkte, politikat e anulimit, overbooking dhe menaxhimi i disponueshmërisë së dhomave.
Procedurat e check-in dhe check-out, pritja dhe komunikimi me mysafirët dhe organizimi i proceseve operative të Front Office.
Organizimi i departamentit Housekeeping, standardet e pastrimit, kontrolli i dhomave dhe koordinimi efektiv me Front Office.
Higjiena personale, dezinfektimi, standardet sanitare, menaxhimi i mbetjeve dhe zbatimi i praktikave të sigurisë në punë.
Menaxhimi dhe koordinimi i Room Service, Laundry, Concierge, Wellness, transportit dhe shërbimeve të tjera që ndikojnë në eksperiencën e mysafirit.
Mirëmbajtja preventive, siguria teknike, menaxhimi i energjisë, pajisjeve dhe aseteve të hotelit.
Përdorimi i PMS, Channel Manager, Booking Engine dhe CRM, si dhe automatizimi i proceseve dhe raportimi digjital.
Branding-u i hotelit, segmentimi i tregut, marketingu digjital, rrjetet sociale dhe menaxhimi i reputacionit online.
Strategjitë e shitjes, teknikat e negocimit dhe menaxhimi i kontratave dhe marrëdhënieve me agjencitë, kompanitë dhe partnerët turistikë.
Strategjitë e çmimeve, ADR, RevPAR, forecasting, yield management dhe teknikat për optimizimin e të ardhurave të hotelit.
Planifikimi dhe organizimi i konferencave, dasmave dhe eventeve korporative, si dhe koordinimi operacional i departamenteve të përfshira.
Buxhetimi, kontrolli i kostove, KPI-të kryesore, raportet financiare dhe analiza e performancës operative të hotelit.
Simulim praktik i operacioneve ditore të hotelit, bashkëpunimit ndërmjet departamenteve dhe zgjidhjes së problematikave reale që mund të lindin gjatë menaxhimit.
Përgatitja dhe prezantimi i një plani menaxhimi për një hotel, testimi final i njohurive dhe aftësive të fituara, diskutimi dhe vlerësimi përfundimtar.
Ende nuk ka vlerësime për këtë trajnim.
F&B Operations & Hotel Management Expert
Fatjon Shqefni është profesionist i Food & Beverage Management me eksperiencë ndërkombëtare në operacionet e restoranteve dhe strukturave hoteliere luksoze në Shqipëri dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Eksperienca e tij përfshin menaxhimin e disa outlet-eve, drejtimin dhe trajnimin e ekipeve, kontrollin e kostove dhe buxheteve, menaxhimin e inventarit, standardet e shërbimit dhe përvojën e klientit.
Gjatë karrierës së tij ka mbajtur role menaxheriale në struktura ndërkombëtare të hospitality, përfshirë Crowne Plaza by IHG, Raffles The Palm dhe Fairmont The Palm, ku është angazhuar në menaxhimin operacional, zhvillimin e stafit, standardet e shërbimit, higjienën dhe sigurinë, optimizimin e kostove dhe rritjen e performancës së outlet-eve.
Ekspertiza e tij përfshin F&B Operations, Restaurant Management, Team Leadership & Training, Revenue & Budget Control, Inventory Management, Guest Relations, Service Recovery dhe Health, Safety & Hygiene Compliance. Fatjon ka gjithashtu përgatitje profesionale në lidership dhe trajnim, përfshirë Emerging Leaders Development, All Star Accreditation nga Accor Academy dhe Train the Trainer.
Lini të dhënat tuaja për Menaxhimi Hoteli 360 dhe ekipi ynë ju kontakton me detajet e grupit, orarin dhe regjistrimin.