- Periudha
- 2025
- Financuar nga
- GIZ
- Vendndodhja
- Berat & Durrës
Objektivi i përgjithshëm i AlbAcademy është fuqizimi i punëkërkuesve përmes programeve të trajnimit në housekeeping miqësor me mjedisin dhe të zhvillimit të kapaciteteve, që forcojnë aftësitë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale. Duke i pajisur individët me mjetet e nevojshme për të pasur sukses në tregun e punës, AlbAcademy synon të nxisë mundësi punësimi të qëndrueshme dhe njëkohësisht praktika të përgjegjshme ndaj mjedisit brenda industrisë së housekeeping-ut.
Objektivat
- Ofrimi i shërbimeve profesionale të housekeeping-ut, të përshtatura sipas standardeve të reja eko-miqësore.
- Zhvillimi i kapaciteteve të punëkërkuesve, duke kontribuar në mundësitë e tyre të punësimit dhe në aksesin në tregun e punës.
- Ngritja e aftësive personale.
- Sigurimi i një zhvillimi të vazhdueshëm të kapaciteteve të kursantëve, duke thelluar njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë e tyre.
- Krijimi i mundësisë që punëkërkuesit të trajnohen profesionalisht dhe ta zbatojnë këtë njohuri në mundësitë e tyre të punësimit.

