Shoqata "Unë Gruaja" — Housekeeping dhe Mikpritje Turistike

Trajnim dhe mentorim për një grup grash që operojnë bujtina, mbi teknikat moderne të housekeeping-ut dhe menaxhimin e mikpritjes turistike.

Financuar nga
Shoqata "Unë Gruaja"

Në kuadër të programit "Equity in food, rights and participation for a sustainable rural development", Shoqata "Unë Gruaja" kërkoi një ekspert ose kompani të kualifikuar për të ofruar trajnim dhe mentorim për një grup grash që operojnë bujtina.

Angazhimi synon të përmirësojë njohuritë dhe aftësitë praktike të pjesëmarrëseve në teknikat e standardet moderne të housekeeping-ut, si dhe të ngrejë kapacitetin e tyre në mikpritje e shërbim ndaj klientit, të përshtatur me nevojat e turistëve vendas dhe të huaj.

Fusha e punës

  • Zhvillimi i trajnimit — dizajnimi dhe realizimi i një programi trajnimi 2-ditor mbi "Housekeeping dhe Menaxhimin e Mikpritjes Turistike", përfshirë të gjitha materialet mbështetëse;
  • Mentorim — ofrim i mentorimit individual dhe/ose në grup dhe i asistencës praktike për gratë pjesëmarrëse, duke i mbështetur në zbatimin e praktikave të mësuara brenda bujtinave të tyre;
  • Raportim — përgatitja e një raporti aktiviteti që mbulon procesin e trajnimit e të mentorimit, rezultatet e arritura dhe rekomandimet për ndërhyrje të ardhshme.

Punoni me ne

Keni një ide projekti, një program që kërkon partner zbatues, ose një biznes që doni ta rrisni? Na shkruani — ju përgjigjemi brenda një dite pune.