- Periudha
- Dhjetor 2022 – 2024
- Financuar nga
- Bashkia Dropull
- Vendndodhja
- Dropull
Objektivi i përgjithshëm i SOCIAL-E është krijimi i një Akseleratori dhe Inkubatori Fizik e Virtual shumë inovativ për Ndërmarrjet Sociale, që synon të mbështesë grupet vulnerabël të Bashkisë së Dropullit për të nisur, ngritur dhe rritur biznese sociale, të lidhura por jo të kufizuara me:
kuzhinën tradicionale dhe agro-ushqimin; zejtarinë, artet popullore dhe industritë krijuese; si dhe shërbimet e reja turistike si turizmi alternativ, kulturor dhe agroturizmi.
Objektivat specifike
- Hartimi i Strategjive të Integruara për Ngritjen dhe Funksionimin e Qëndrueshëm të Qendrës së Sipërmarrjes Sociale të Bashkisë Dropull;
- Plani i Menaxhimit të Riskut dhe i Sigurimit të Cilësisë;
- Ngritja e Pikave Unike të Shitjes;
- Plani i Qëndrueshmërisë dhe Operacional i bazuar te të dhënat dhe rezultatet;
- Ofrimi i shërbimeve nën Konceptin Unik Holistik të Inkubimit dhe Përshpejtimit të projektit;
- Mentorim dhe koučing i vazhdueshëm një-me-një nga ekspertë të jashtëm me përvojë;
- Dy Cikle Holistike Trajnimi me 24 seminare interaktive secili — një i përgjithshëm mbi Sipërmarrjen Sociale, Menaxhimin e Ideve, Marketingun, Brandimin, të Drejtat e Pronësisë Intelektuale dhe çështjet ligjore e fiskale, dhe një me seminare specifike sipas fushave të bizneseve sociale të përmendura;
- Aktivitete për ngritje kapacitetesh për autoritetet publike dhe shoqatat e biznesit.
