- Periudha
- 2024
- Financuar nga
- Erasmus+ · Essenia UETP
- Partnerët
- Spanjë · Shqipëri
- Vendndodhja
- Tiranë
Në kuadër të projektit të akredituar Erasmus+ 2024-1-KA121-VET-000128158, zbatuar nga Essenia UETP, AlbAcademy SHPK veproi si organizatë pritëse për një grup prej 9 mësuesish/trajnuesish nga Spanja.
AlbAcademy organizoi dhe koordinoi një program job shadowing në disa shkolla profesionale e të mesme në Tiranë, ku pjesëmarrësit vëzhguan drejtpërdrejt proceset e mësimdhënies dhe të të nxënit, përfshirë metodologjitë e mësimdhënies, organizimin e praktikës profesionale dhe bashkëpunimin shkollë–biznes në kontekstin shqiptar.
Roli i AlbAcademy
- Kontaktimi dhe sigurimi i marrëveshjeve me institucionet arsimore pritëse në Tiranë;
- Dizajnimi i agjendës së aktivitetit dhe i programit ditor;
- Mbështetje logjistike dhe shoqërim i grupit gjatë vizitave;
- Monitorimi, dokumentimi dhe certifikimi i pjesëmarrjes.
Rezultati
Shkëmbim i praktikave të mira mes sistemit spanjoll dhe atij shqiptar të AFP-së, si dhe krijimi i bazës për bashkëpunim të mëtejshëm mes institucioneve partnere.
