
- Periudha
- Dhjetor 2022 – 2024
- Financuar nga
- GIZ Albania & EU4Innovation
- Vendndodhja
- Shkodër
Projekti ka si objektiv të përgjithshëm futjen e koncepteve të inovacionit dhe të sipërmarrjes në shkollën publike profesionale "Hamdi Bushati" në Shkodër, përmes aktiviteteve trajnuese jashtëkurrikulare dhe krijimit të inkubatorëve, në bashkëpunim me biznesin lokal.
Kjo qasje gjithëpërfshirëse — metodologjia, strategjia e aktivizimit dhe përpjekjet bashkëpunuese — synon të krijojë një themel të qëndrueshëm për futjen e koncepteve të inovacionit dhe sipërmarrjes në shkollën publike "Hamdi Bushati".
Objektivat specifike të kësaj faze
- Trajnim TOT mbi konceptet e sipërmarrjes dhe të inovacionit.
- Ngritja e një inkubatori lokal me mbështetjen e biznesit vendas dhe aktorëve të tjerë, për t'i ndihmuar nxënësit të zhvillojnë ide biznesi dhe të zbatojnë në praktikë aftësitë sipërmarrëse.
