- Periudha
- Dhjetor 2023 – Janar 2024
- Financuar nga
- Shkolla "Gjergj Canco"
- Vendndodhja
- Tiranë
Innovation Albacademy është një projekt që synon të inkurajojë dhe mbështesë idetë sipërmarrëse të nxënësve të shkollës "Gjergj Canco". Projekti iu drejtua të gjithë të rinjve që duan të zbatojnë idetë e tyre të biznesit, duke ofruar trajnim dhe mbështetje për të krijuar një sipërmarrje të suksesshme — përmes një eksperti kombëtar për dizajnimin e programit të trajnimit startup në TIK dhe trajnimit të stafit mësimdhënës për zbatimin e programit.
Përmes stafit mësimdhënës të kualifikuar të shkollës "Gjergj Canco", ofrohet mbështetje për sintezën e ideve inovative dhe zhvillimin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.
Objektivat
- Pajisja e nxënësve me ide sipërmarrëse me të gjitha aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për t'i sjellë idetë e tyre në jetë.
- Ofrimi i një kurrikule trajnimi inovative, të hapur, fleksibël dhe të dedikuar për dizajnimin e ngritjen e startup-eve.
- Nxitja e frymës sipërmarrëse te të rinjtë dhe integrimi i tyre në tregun e punës në formë aktive.
Shërbimet e ofruara
- Krijimi i një programi trajnimi për startup-e;
- Ofrimi i trajnimit startup për nxënësit pjesë e Innovation Academy;
- Organizimi i sesioneve brainstorming për të gjeneruar ide biznesi;
- Organizimi i workshop-eve me përfaqësues të biznesit dhe partnerë të tjerë socialë;
- Organizimi i konkursit të startup-eve EL-TIK Up.
