GIZ ProSEED 2024 — Zhvillim i Qëndrueshëm dhe AFP 2.0

Trajnim housekeeping eko-miqësor dhe zhvillim kapacitetesh për punëkërkuesit, në kuadër të programit për zhvillim ekonomik rajonal dhe AFP 2.0.

Periudha
2024
Financuar nga
GIZ (ProSEED)
Vendndodhja
Mat & Shkodër

Zbatuar në kuadër të programit Sustainable Economic and Regional Development, Employment Promotion and Vocational Education and Training 2.0.

Objektivi i përgjithshëm i AlbAcademy është fuqizimi i punëkërkuesve përmes programeve të trajnimit në housekeeping miqësor me mjedisin dhe të zhvillimit të kapaciteteve, që forcojnë aftësitë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale. Duke i pajisur individët me mjetet e nevojshme për të pasur sukses në tregun e punës, AlbAcademy synon të nxisë mundësi punësimi të qëndrueshme dhe praktika të përgjegjshme ndaj mjedisit brenda industrisë së housekeeping-ut.

Objektivat

  • Ofrimi i shërbimeve profesionale të housekeeping-ut, të përshtatura sipas standardeve të reja eko-miqësore.
  • Zhvillimi i kapaciteteve të punëkërkuesve, duke kontribuar në mundësitë e tyre të punësimit dhe në aksesin në tregun e punës.
  • Ngritja e aftësive personale.
  • Sigurimi i një zhvillimi të vazhdueshëm të kapaciteteve të kursantëve, duke thelluar njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë e tyre.
  • Krijimi i mundësisë që punëkërkuesit të trajnohen profesionalisht dhe ta zbatojnë këtë njohuri në mundësitë e tyre të punësimit.

Punoni me ne

Keni një ide projekti, një program që kërkon partner zbatues, ose një biznes që doni ta rrisni? Na shkruani — ju përgjigjemi brenda një dite pune.