- Financuar nga
- COSPE (AID 012819)
- Vendndodhja
- Shqipëria e Veriut
Mbështetje për barazinë gjinore, të drejtat dhe fuqizimin ekonomik të grave rurale në Shqipërinë e Veriut — AID 012819.
Objektivi i përgjithshëm (Impakti) të cilit i kontribuon ky veprim është të kontribuojë në një kuptim më të mirë të rolit të grave në zonat rurale të Shqipërisë së Veriut.
Objektivat specifike
- (a) Të analizojë gjendjen aktuale të statusit socio-ekonomik të grave në zonat rurale të Shqipërisë së Veriut dhe (b) të paraqesë praktika e strategji të mira për të përmirësuar përfshirjen e grave në sektorët kyç të ekonomisë formale.
- Të shqyrtojë nivelin e ndërgjegjësimit dhe të njohjes së rolit të gruas në sistemin institucional, ekonomik dhe social.
- Të identifikojë zinxhirët kryesorë të vlerës me përmasë gjinore, që do të mbështeten nga aktivitetet e fuqizimit ekonomik të parashikuara nga projekti.
Programi i trajnimit profesional
Zbatimi i programit profesional të trajnimit të dakordësuar, në Shtoj i Vjetër (Bashkia Shkodër), Rubik (Bashkia Mirditë) dhe Gjegjan (Bashkia Pukë), Shqipëri e Veriut, në prodhimin e qumështit, bletarinë dhe përpunimin e frutave e bimëve.
