Trajnime
Kurse dhe Trajnime me instruktorë, online dhe fizike, në sektorët kryesorë.
Një trajnim praktik që ju mëson si të përdorni Inteligjencën Artificiale për të krijuar, automatizuar dhe optimizuar marketingun e një biznesi. Nga përmbajtja dhe dizajni vizual, te SEO, GEO, rrjetet sociale dhe reklamat digjitale, pjesëmarrësit do të mësojnë të përdorin AI për të ndërtuar një strategji marketingu moderne dhe efektive.
Bëhu Ekspert i Marketingut Digjital me Inteligjencë Artificiale është një trajnim praktik për profesionistë, sipërmarrës dhe biznese që duan të përdorin fuqinë e AI për të transformuar mënyrën se si planifikojnë dhe ekzekutojnë marketingun. Trajnimi nis me bazat e marketingut modern dhe Inteligjencës Artificiale, duke u fokusuar në mënyrën se si AI po ndryshon krijimin e përmbajtjes, komunikimin me audiencat dhe ndërtimin e markave. Pjesëmarrësit do të njihen me mjetet kryesore të AI dhe do të mësojnë si t'i përdorin ato në mënyrë strategjike, duke shmangur përmbajtjen gjenerike dhe duke ruajtur identitetin e markës. Në pjesën praktike, pjesëmarrësit do të mësojnë të krijojnë artikuj, postime për rrjetet sociale, email-e, materiale promocionale dhe copywriting, si dhe imazhe, video dhe materiale vizuale me AI. Gjithashtu do të eksplorojnë mënyrat për të ruajtur një identitet të qëndrueshëm të markës në të gjitha kanalet. Një fokus i veçantë i kushtohet SEO dhe Generative Engine Optimization (GEO), duke treguar se si bizneset mund të rrisin dukshmërinë e tyre jo vetëm në Google, por edhe në motorët dhe asistentët e kërkimit me AI. Pjesëmarrësit do të mësojnë gjithashtu si të përdorin AI për targetimin e audiencave, krijimin dhe optimizimin e reklamave, A/B testing dhe menaxhimin e fushatave në Meta Ads dhe Google Ads. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të ndërtojnë një strategji të plotë marketingu të asistuar nga AI, duke integruar përmbajtjen, dizajnin, SEO, rrjetet sociale, reklamat dhe analizën e rezultateve në një plan të vetëm, të zbatueshëm për biznesin e tyre.
Evolucioni i marketingut në epokën e AI-së. Ekosistemi i mjeteve të Inteligjencës Artificiale për marketing. Si ndërtohet një identitet i qëndrueshëm i markës. Praktikat etike në përdorimin e AI-së dhe shmangia e përmbajtjes gjenerike.
Krijimi i artikujve për blog. Shkrimi i postimeve për rrjetet sociale. Hartimi i email-eve dhe fushatave promocionale. Krijimi i teksteve reklamues (Copywriting). Ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm për komunikimin e markës.
Krijimi i imazheve profesionale me Inteligjencë Artificiale. Gjenerimi i videove promocionale. Dizajn grafik për rrjetet sociale dhe reklama. Ruajtja e identitetit vizual të markës në të gjitha materialet.
Parimet e optimizimit për motorët e kërkimit (SEO). Hyrje në Generative Engine Optimization (GEO). Si të optimizoni përmbajtjen që të citohet nga ChatGPT, Gemini dhe asistentët e tjerë me AI. Strategjitë për rritjen e autoritetit dhe dukshmërisë së markës në kërkimin modern.
Përdorimi i AI-së për identifikimin e audiencës së synuar. Gjenerimi automatik i materialeve kreative. Testimi A/B dhe optimizimi i performancës së reklamave. Menaxhimi i fushatave në Meta Ads dhe Google Ads.
Planifikimi i një fushate nga ideja deri te ekzekutimi. Integrimi i të gjitha mjeteve dhe kanaleve të marketingut. Matja e rezultateve dhe optimizimi i vazhdueshëm. Prezantimi i strategjisë finale dhe praktikave më të mira.
Nuk ka grupe të planifikuara për momentin.
Ende nuk ka vlerësime për këtë trajnim.
Ekspert i Inovacionit, Teknologjisë dhe AI
Themelues i Rovigo Solutions, një kompani e fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve softuerike dhe teknologjive inovative. Me formim akademik në Data Science në University of London, ai ka eksperiencë në AI, zhvillim software, analizë të të dhënave dhe transformim digjital. Përmes projekteve të ndryshme teknologjike, Sildi fokusohet në aplikimin praktik të AI dhe teknologjisë për të krijuar zgjidhje efikase dhe inovative për bizneset.
Tech & AIOnline
Tech & AIOnline
Tech & AIOnlineLini të dhënat tuaja për Bëhu Ekspert i Marketingut Digjital me Inteligjencë Artificiale dhe ekipi ynë ju kontakton me detajet e grupit, orarin dhe regjistrimin.