Trajnime
Kurse dhe Trajnime me instruktorë, online dhe fizike, në sektorët kryesorë.
Një trajnim praktik që u mëson profesionistëve të hotelerisë si të përdorin Inteligjencën Artificiale dhe automatizimin për të përmirësuar eksperiencën e klientit, komunikimin, menaxhimin e reviews dhe proceset e përditshme. Pjesëmarrësit do të punojnë me mjete reale si ChatGPT, Claude, Gemini, Chatbase, Make dhe Zapier dhe do të ndërtojnë zgjidhje të aplikueshme direkt në biznesin e tyre.
Inteligjenca Artificiale (AI) dhe Automatizimi në Hoteleri është një trajnim praktik i krijuar për profesionistët dhe bizneset e sektorit të hotelerisë që duan të kuptojnë dhe të aplikojnë teknologjitë e reja për të punuar më eficient, për të ofruar eksperienca më të personalizuara dhe për të automatizuar proceset e përditshme.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të njihen me bazat e AI, AI Agents dhe automatizimit, duke kaluar shpejt nga teoria në praktikë. Ata do të mësojnë si të përdorin AI për të krijuar eksperienca të personalizuara për klientët, për të analizuar reviews dhe feedback, për të përmirësuar komunikimin dhe për të ndërtuar AI Concierge që ofron rekomandime dhe asistencë 24/7.
Një pjesë e rëndësishme e trajnimit fokusohet te chatbots dhe automatizimi i proceseve të Front Office, duke përfshirë pyetjet e shpeshta, rezervimet, check-in/check-out, upselling dhe komunikimin me klientët. Pjesëmarrësit do të mësojnë gjithashtu si të lidhin mjete të ndryshme dhe të ndërtojnë automatizime pa pasur nevojë për programim.
Në modulin final prezantohet potenciali i AI Agents për hotelet, përmes shembujve konkretë si AI Reservation Agent dhe AI Guest Experience Agent, duke treguar se si AI mund të kalojë nga një mjet që thjesht përgjigjet, në një asistent që kryen procese dhe mbështet stafin në mënyrë autonome.
Në përfundim, pjesëmarrësit do të kenë jo vetëm njohuri mbi AI, por edhe zgjidhje dhe automatizime konkrete që mund t'i aplikojnë në hotelin apo biznesin e tyre.
Çfarë është AI, ndryshimi AI vs Automation, çfarë janë AI Agents, dhe ku përdoret sot në hoteleri. Mjetet: ChatGPT, Claude, Google Gemini
Cfarë do të thotë personalizim dhe harta e plotë e Customer Journey. Praktikë: Cdo pjesemarres ndërton guest journey e tyre. Mjetet: ChatGPT / Claude, Canva, DeepL, Metoda te Automatizimit
Cfarë është një AI Concierge dhe si funksionon. Praktikë: Ndërtojmë një concierge që rekomandon restorante, muze, plazhe, taxi/transfer, evente Mjetet: Custom GPT Models
AI lexon 100 review dhe nxjerr menjëherë problemet kryesore, çfarë pëlqehet, dhe çfarë duhet përmirësuar. Praktikë: çdo pjesëmarrës kopjon review-t e veta reale (Google / Booking) → AI i analizon dhe kthen një raport të përmbledhur → pastaj gjeneron përgjigje profesionale në gjuhën e klientit dhe në tonin e hotelit. Mjetet: Google NotebookLM, Google Business Profile
Proceset që prekim: check-in, check-out, reservation, upselling, room assignment, late checkout Praktikë: ndërtojmë një chatbot/FAQ shumëgjuhësh nga pyetjet reale të klientëve (wifi, parking, mëngjes, orari) dhe e lidhim me faqen ose WhatsApp-in. Mjetet: Chatbase ose Tidio, ManyChat, WhatsApp Business
Drejtimi ku po shkon industria. Shpjegojmë thjesht çfarë janë AI Agents dhe si ndryshojnë nga një chatbot.
Nuk ka grupe të planifikuara për momentin.
Ende nuk ka vlerësime për këtë trajnim.
Ekspert në AI dhe Transformim Digjital
Elisa Ago është trajnere e fokusuar në Teknologji, Inteligjencë Artificiale dhe transformimin digjital , me pasion për të ndihmuar individët dhe profesionistët të zhvillojnë aftësi të reja dhe të përshtaten me teknologjitë e së ardhmes.
Fushat e ekspertizës:
* Inteligjencë Artificiale & Generative AI * Teknologji dhe transformim digjital * AI Tools & Productivity * Aftësi digjitale dhe zhvillim profesional * Integrimi i AI në biznes dhe në proceset e punës * Trajnime praktike për përdorimin e teknologjive të reja
Tech & AIOnline
Tech & AIOnline
Tech & AIOnlineLini të dhënat tuaja për Inteligjenca Artificiale (AI) dhe Automatizimi në Hoteleri dhe ekipi ynë ju kontakton me detajet e grupit, orarin dhe regjistrimin.