Mbështetu te komunikimi cilësor dhe siguro sukses

Përshkrim i trajnimit:

Komunikimi në sipërmarrje është çelësi i suksesit të mbarëvajtjes së një grupi pune, drejtimit të një projekti të një kompanie, apo organizate. Përmes këtij trajnimi synohet që pjesëmarrësit të dalin me teknika të përmirësuara të komunikimit, si dhe një standard profesional më cilësor. A i flasim vetes dhe nëse po, a po e bëjmë mirë?

A është klienti mbret dhe si duhet ti qasemi për një komunikim efektiv?Do doje të shkruaje dhe të flisje me më shumë profesionalitet? Atëherë je në vendin e duhur!
Komunikimi fillon por nuk kufizohet dot në rangun individual. Një individ i sukseshëm, fillimisht duhet të jetë i aftë të njohë dhe komunikojë me veten në mënyrë që këtë cilësi ta përdorë në krijimin e urave si në spektrin e ndërmarrjes, atë menaxherial e duke vijuar tek klienti. Në mënyrë që të rrisni veten profesionalisht, përgjigjuni pyetjeve që krijojnë barriera për hapat tuaj drejt të ardhmes.

Komunikimi nuk është vetëm fjalë. Është kombinim i fjalës me mendimet, sjelljet, qëllimet dhe qëndrimet tona. Është produkt i asaj që jemi, por është edhe farë e asaj që duam të bëhemi.

Njohuritë që përvetësohen nga pjesëmarrësit

  • Njohja e rëndësisë së komunikimit
  •  Vlerësimi i duhur i tij, si një nja asetet më të rëndësishme në karrierë dhe në një jetë sociale të suksesshme
  • Rritja e aftësisë bindëse përmes komunikimit
  • Rritja e mundësisë për vetë promovim dhe rritje të ardhurash
  • Sigurimi i mundësisë së shpërndarjes së kësaj praktike në kompani
  •  Rritja e empatisë dhe vetëbesimit
  • Rritja e mundësisë së njohjes së bashkëpunëtorëve, kolegëve, partnerëve apo aplikantëve në punë përmes formës së komunikimit tyre të komunikimit.

Ky kurs është për këdo që po përpiqet të hedhë një hap përpara në zhvillimin ndërpersonal si dhe atë profesional. Studentë, sipërmarrës, punonjës që duan të njohin metodat më efektive mbi komunikimin në ambientet e punës apo edhe ty që po përpiqesh të kuptosh se nga të nisin ato zënkat e pakuptimta që të shterojnë energjitë. Nëse vërtetë po përpiqesh të arrish suksesin e pritur, a po investon në çdo aspekt?

Be the first to add a review.

Please, login to leave a review
Get course
Enrolled: 0 students

Archive

Orët e punes

Monday 9:30 am - 6.00 pm
Tuesday 9:30 am - 6.00 pm
Wednesday 9:30 am - 6.00 pm
Thursday 9:30 am - 6.00 pm
Friday 9:30 am - 5.00 pm
Saturday Closed
Sunday Closed

Recent Comments