Instructor Bio

Prej vitit 2002 Albana Muçaj ka punuar si gazetare për çështjet ekonomike. Agjensia Telegrafike Shqiptare, Monitor, e ABC News, janë mediat ku ajo punoi si gazetare, duke trajtuar çështje të ndryshme në fushat e investimeve, tregtisë, prodhimit, shërbimeve, etj. Pre tre vitesh Albana është kryeredaktore e revistës dixhitale dedikuar sipërmarrjes Businessmag.al. Ajo ka studiuar Gazetari në Fakultetin e Histori-Filologjisë gjatë 1998-2002. Më tej zhvillon studimet për Shkenca Juridike në Itali, “Seconda Università degli Studi di Napoli”. Gjatë karrierës së saj është bërë pjesë e disa trajnimeve, në fushën e komunikimit dhe zhvillimit të sipërmarrjes. Prej vitit 2016 Albana është themeluese dhe drejtuese Qendrës "Kallz", me program pas shkolle dhe kurse, e fokusuar tek rritja e shëndetshme e fëmijëve. Sipërmarrja e saj fitoi si një nga idetë më të mira, mes 120 ideve të biznesit në programin e trajnimit IDEA në vitin 2016. Gjatë verës 2020, Kallz fitoi mundësinë e zhvillimit të një platforme për mësimin online të fëmijëvë në nivel rajonal gjatë pjesmarrjes në Balkathon-in e zhvilluar nga Regional Council for Cooperation. Albana, është pjesë e rrjetit të mentorëve IDEA, pas trajnimeve të zhvilluara në fushën e sipërmarrjes me mentorë gjermanë. Studimet, trajnimet, përvoja e gjatë në punë dhe fokusi i saj në fushat e komunikimit dhe sipërmarrjes krijojnë një mundësi të shkëlqyer për të përfituar nga njohuritë dhe qasja e saj në fushën e komunikimit.