Trajnim profesional për Menaxher Restoranti

Të menaxhosh një restorant është sfiduese sepse duhet të shohësh e të bësh kaq shumë në të njënjtën kohë dhe në këtë mënyrë ju duhet të mësoni sesi të menaxhoni kohën. Zhvillimi i restorantit fillon me dizajn dhe vazhdon me funksionimin dhe kontrollin e punës. Restorantet e suksesshme lulëzojnë falë ushqimit të shijshëm, të përgatitur me finesë, nivel i lartë i shërbimit dhe higjenës, por kjo nuk është e gjitha sepse normalisht që nevojitet një menaxher i mirëfilltë restoranti i cili ka përgjegjësinë për të kontrolluar dhe administruar të gjithë ecurinë e restorantit. Menaxherët e restoranteve kanë nevojë për udhëzime dhe praktikë në mënyrë që të menaxhojnë në mënyrë efektive biznesin, të udhëheqin stafin dhe të plotësojnë nevojat e klientëve. 

Ky trajnim është dizenjuar për tju dhënë menaxherëve apo sipërmarrësve që aspirojnë për rritjen në këtë fushë, mundësinë per të rritur aftësitë e tyre. Kursi i menaxherit të restorantit është përshtatur për të plotësuar nevojat e fushës së shërbimit në Hoteleri-Turizëm. Ky trajnim është dizenjuar për tju dhënë menaxherëve apo sipërmarrësve që aspirojnë për tu rritur në këtë fushë, mundësinë për të rritur aftësitë e tyre në këtë fushë. Fokusi i këtij trajnimi ju ofron aftësi praktike dhe teknike me mundësi praktike, pranë ambienteve te Prestige Resort.

  1. Të përcaktojë objektivat dhe synimet duke identifikuar nevojat, duke përzgjedhur, trajnuar stafin, dhe vlerësuar perfomancen ne punën e tyre;
  2. Ti komunikojë stafit detyrat dhe përgjegjësitë në lidhje me punën për të përmbushur objektivat e caktuara;
  3. Të planifikojë buxhetin duke vlerësuar risqet dhe shpenzimet;
  4. Ndjekjen e procesit të furnizimeve dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me furnitorët;
  5. Të inkurajojë klientët apo biznese të ndryshme për të organizuar festa dhe evente në ambientet e restorantit;
  6. Planifikon dhe organizon aktivitete të ndryshme promocionale;
  7. Të komunikojë në mënyrë profesionale me stafin duke organizuar takime të rregullta;

Çdo person i cili është i interesuar të ketë sa më shumë njohuri dhe dëshiron të punësohet në industrinë e hotelerisë do të marrë bazat kryesore teorike dhe praktike në këtë trajnim.

Be the first to add a review.

Please, login to leave a review
Get course
Enrolled: 0 students
Level: Avancuar

Archive

Orët e punes

Monday 9:30 am - 6.00 pm
Tuesday 9:30 am - 6.00 pm
Wednesday 9:30 am - 6.00 pm
Thursday 9:30 am - 6.00 pm
Friday 9:30 am - 5.00 pm
Saturday Closed
Sunday Closed

Recent Comments