Bëhu arsyeja e një ndryshimi

Krijo një trajnim, ndani ekspertizën tuaj me një rrjet të gjerë njerëzish, pasuroni CV - në tuaj njihuni më shumë në treg, ofrojini vetes një burim të ri të ardhurash.

Si të bëhesh instruktor në Albacademy

Në Albacademy e-learning do të keni mundësi te keni profilin tuaj si instruktor, ku të ngarkoni të gjithë kurset tuaj, do të keni një hapesirë për të bërë kuice, ushtrime apo për të komunikuar me kursantët. Ne do ju shoqërojmë, ndihmojmë në hapat e parë për ë ndërtuar profilin tuaj, për të rregjistruar kurset e para apo për detaje të tjera të rëndësishme që kurset tuaja të jenë konkurruese në treg.
Si instruktor në AlbAcademy ju pasuroni Cv tuaj, njiheni më shumë në treg por dhe i ofroni vetes një burim të ri të ardhurash.
Për të filluar me procesin e rregjistrimit tuaj si instruktore pranë AlbAcademy dhe për lancimin e kurseve të para duhen të dhënat si mëposhtë:

Planifikoni kursin tuaj

Pasioni është energjia që duhet për të ecuar përpara. Zgjidh temën që do të zhvilloni, hidhni në letër idetë e para se cfarë do të zhvilloni në këtë kurs. Caktoni modulet dhe leksionet përbërëse të kursit dhe sapo keni bërë një pjesë të rëndësishme për ecurinë e punës.

Ne si Albacademy ju ndihmojmë përgjatë gjithë procesit, me krijimin e një strukture të kursit të mirëorganizuar, me këshilla për të krijuar një kurs sa më interaktiv dhe efektiv.

plan

Xhirimi dhe montazhi i kursit

Përgatituni të jeni plot energji dhe pozitivitet pasi është koha e xhirimeve. Stafi jonë i xhirimive në bashkëpunim me ju, vendosin se ku do të zhvillohen xhirimet dhe teknika të ndryshme që do të përdorim për një prezantim sa më të mirë të kursit. Ju krijoni një story board (me ndihmën tonë) dhe këtu fillon  montazhi i videove përbërëse deri në krijimin e kursit të plotë.

montazh

Rrisni komunitetin tuaj

Ne në Albacademy themi që kënaqësia më e madhe qëndron në feedbackun e parë të studentëve tanë. Filloni krijoni komunitetin tuaj, ndani lajmërime të industrisë, lajmërime për webinarët tuaj falas me çdo individ të interesuar. Qëndroni aktiv dhe bisedoni për cështje të kursit që studentët ju pyesin dhe kanë interes.

Krijo impaktin tënd në një rrjet akoma më të gjerë!

community

Aplikim për Trajner