Trajnim profesional recepsioni

Përshkrim i trajnimit:

Globalizimi, ndryshimet sociale dhe demografike dhe evolucioni në transport janë faktorë vendimtar në nxitjen e një rritje të shpejtë në industrinë e turizmit dhe udhëtimet për biznes. Udhëtimet dhe turizmi, pra luan një rol të rëndësishëm në rritjen sociale dhe ekonomike në të gjithë botën. Hotelet e shumë llojeve janë një pjesë thelbësore në këtë industri, duke siguruar strehim dhe shërbime shoqëruese për klientet nga e gjithë bota. Po cilët janë strukturat e një hoteli. E nisim me kryesorin, RECEPSIONI.

Recepsioni është zona e pritjes së klientëve të hotelit. Recepsioni është thelbësor për çdo institucion hotelier. Në zonën e pritjes së hotelit klientët marrin përshtypjen e tyre të parë për hotelin. Në këtë hap komunikimi me stafin e hotelit është element parësor. Cilësia, mirësjellja dhe shpejtësia e shërbimit mund të bëjnë një ndryshim të madh, pozitivisht ose negativisht, në marrëdhëniet e klientit me hotelin dhe kënaqësinë gjatë qëndrimit të tyre. Kjo nga ana tjetër ndikon në reputacionin e hotelit dhe performancën  e biznesit.

Misioni kryesor i çdo biznesi i cili ka marrëdhënie direkte me klientet është fitimi dhe përmbushja e pritshmërive të klientit. Funksioni i recepsionit është të vërë në zbatim këtë mision duke trajtuar në mënyrën me të mirë të mundshme çdo klient.

Recepsionistët e hotelit, janë përgjegjës për ti siguruar klientëve akomodim duke përmbushur nevojat e tyre .  Ata janë pika e parë e kontaktit me klientët dhe luajnë rol kryesor në ofrimin e shërbimit në mënyrë eficente apo në bindjen e klientit për tu akomoduar në hotelin tuaj. Recepsionisti ka peshën kryesore në trajtimin e klientit dhe prandaj është shumë e rëndësishme që stafi të jetë i përgatitur për pozicionin e punës.

  • Të përshkruajë rolin e hotelit brenda industrisë së mikpritjes.
  • Të shpjegojë funksionet e recepsionit brenda hotelit.
  • Të diskutojë mbi strukturën organizative të recepsionit dhe faktorët që influencojnë
  • Të përshkruajë profilin profesional të recepsionistit.
  • Të diskutojë rregullat e sigurisë në hotel.
  • Të zbatojë rregullat e komunikimit në recepsion.
  • Të diskutojë aspektet e shëndetit dhe të mbrojtjes së klientit në një hotel.
  • Të dallojë rolin dhe përgjegjësinë e recepsionit në lidhje me kujdesin ndaj klientit.

Çdo person i cili është i interesuar të ketë sa më shumë njohuri dhe dëshiron të punësohet në industrinë e hotelerisë do të marrë bazat kryesore teorike dhe praktike në këtë trajnim.

Be the first to add a review.

Please, login to leave a review
Get course
Enrolled: 0 students
Lectures: 23

Archive

Orët e punes

Monday 9:30 am - 6.00 pm
Tuesday 9:30 am - 6.00 pm
Wednesday 9:30 am - 6.00 pm
Thursday 9:30 am - 6.00 pm
Friday 9:30 am - 5.00 pm
Saturday Closed
Sunday Closed

Recent Comments