Instructor Bio

Kompania Albacademy është themeluar në vitin 2017 me zyra qëndrore në Tiranë. Duke qënë pjesë e kompanisë Albpastrim, Albacademy ka filluar veprimtarinë e saj në trajnimet afatshkurta profesionale të stafit si dhe me trajnime dhe kurse në sektorin e Hoteleri – Turizmit.
Albacademy si risi në Albpastrim ka sjellë teknikat më të shpejta dhe më efikase që ndërtojnë aftësitë tuaja, për të marrë një edukim praktik që do t’ju ndihmojë të përmirësoni produktivitetin. Zgjeroni aftësitë tuaja, trajnoni punonjës të ri për të rritur rezultatet e biznesit . Ka zhvilluar projekte në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare si Swiss Contact, Giz Proseed në sektorin e Hotelerisë “Housekeping dhe Etika ne Punë” në qytete si Shkodër, Lezhë, Vlorë, Korcë, Voskopojë, Gjirokastër, Sarandë. Ne vitin 2019, Albacademy zhvilloi më tej strukturën e saj dhe fushën e trajnimeve duke ofruar kurse, trajnime online dhe offline për kategori të ndryshme si për biznese, ashtu edhe individë në Zhvillim Biznesi, Hoteleri, IT, Higjenë, Marketing etj.