Digital Marketing Strategy

Përshkrim i trajnimit

Do të mësosh si të menaxhosh në mënyrë efektive komunikimin përmes mediave sociale për të bërë më shumë klientë potencialë të të njohin, pëlqejnë dhe besojnë. Gjithashtu, do të njihesh me mënyra dhe shembuj praktikë si mund të rrisësh brandin dhe gjenerosh klientë potencialë përmes platformave kryesore dixhitale.

Në botën dixhitale që po jetojmë, nuk mjafton më të kesh produktin më të mirë për të arritur sukses. Duhet të kesh edhe marketingun më të mirë për të fituar. Duke ndjekur këtë trajnim, do të mësosh hap pas hapi si të krijosh dhe implementosh një strategji marketingu, shitjeje dhe komunikimi dixhital për të bërë më shumë klientë potencialë të njohin, pëlqejnë dhe besojnë brandin tënd.

Nëse synon të bëhesh profesionist në marketingun dixhital, ky trajnim është për ty!

Përgjatë këtij trajnimi do të zbulosh strategji komunikimi dhe shembuj praktikë të fushatave të suksesshme dixhitale. Do të rrisësh njohuritë, aftësitë dhe kompetencat për të menaxhuar në mënyrë të efektive mediat sociale, për të rritur audiencën, brandin dhe shitjet e biznesit tënd.

  • Si të ndërtoni një strategji efektive të marketingut dixhital për të gjeneruar vazhdimisht klientë.
  • Hapat për të implementuar planin e marketingut dhe strategjinë e komunikimit dixhital.
  • Si të krijoni një sistem për të gjeneruar klientë potencialë vazhdimisht (Lead Generation).
  • Si të ndërtoni marrëdhënieve efektive në mediat sociale për të konvertuar audiencën në klientë blerës dhe promotorë të kompanisë.
  • Mënyra efektive të komunikimit dixhital për të kapur vëmendjen e klientëve potencialë, për t’i edukuar ata dhe rritur prezencën e brandit.
  • Si të gjeneroni klientë të rinj dhe shitje përmes mediave sociale (Social Selling).
  • Si të menaxhoni klientët e interesuar dhe si të koordinoni aktivitetet e dep. të marketingut dhe shitjes.
  • Si të menaxhoni LinkedIn në mënyrë efektive – për të rritur prezencën e brandit tek platforma e B2B.
  • Si të diferencoheni nga konkurrentët dhe si të rrisni prezencën tuaj dhe të brandit.
  • Si të menaxhoni klientët potencialë dhe si të koordinoni punën ndërmjet stafit të marketingut dhe shitjes.
  • Si të ndërtoni strategjinë e ndjekjes së klientëve të interesuar për t’i menaxhuar me sukses.
  • Si të ndërtoni një fushatë me emaile tek klientët ekzistues dhe potencialë për të ndërtuar marrëdhënie dhe gjeneruar shitje për shërbimet tuaja.
  • Si të ndikoni në përgatitjen dhe nxitjen e psikologjisë së blerjes.
  • Menaxherë Marketingu që synojnë të bëjnë më shumë njerëz të njohin, pëlqejnë dhe besojnë brandin e tyre.
  • Menaxherë Shitje që duan të fitojnë me shumë klientë dhe shesin më shumë shërbime/produkte.
  • Shërbim Klienti që synojnë të ndërtojnë marrëdhënie efektive me klientët e tyre offline dhe online përmes mediave sociale.
  • Sipërmarrës dhe Drejtues Biznesi që synojnë të zhvillojnë biznesin, marketingun dhe avantazhet konkuruese për t’u diferencuar nga konkurentët në treg.

Be the first to add a review.

Please, login to leave a review
Get course
Enrolled: 0 students
Lectures: 7
Level: Mesatar

Archive

Orët e punes

Monday 9:30 am - 6.00 pm
Tuesday 9:30 am - 6.00 pm
Wednesday 9:30 am - 6.00 pm
Thursday 9:30 am - 6.00 pm
Friday 9:30 am - 5.00 pm
Saturday Closed
Sunday Closed

Recent Comments