Albacademy
  • KREU
  • TRAJNIME
  • KONSULENCA
  • PROJEKTE
  • KUSH JEMI NE
    • RRETH NESH
    • INSTRUKTORËT
    • BËHU INSTRUKTOR
    • WEBINARE
  • BLOG
  • YEC
  • Sign up
Sign up
Log in
  • KREU
  • TRAJNIME
  • KONSULENCA
  • PROJEKTE
  • KUSH JEMI NE
    • RRETH NESH
    • INSTRUKTORËT
    • BËHU INSTRUKTOR
    • WEBINARE
  • BLOG
  • YEC
Albacademy > Blog > Blog > 5 Trendet me te rendesishme ne industrine e akomodimeve private ne turizem, per vitin 2020.

5 Trendet me te rendesishme ne industrine e akomodimeve private ne turizem, per vitin 2020.

  • December 30, 2020
  • Posted by: Erisa
  • Category: Blog
No Comments

5 Trendet më të rëndesishm të akomodimeve private.

3

Tendencat në industrinë e akomodimeve private turistike po ndryshojnë më shpejtë se kurrë. Vizitorët kanë pritshmëri dhe kërkesa të reja, ndaj të cilave pronarët duhet të përshtaten për të mbajtur klientët ekzistues në treg dhe për të tërhequr kliente të rinj. Më poshtë janë renditur 5 parashikime globale për sezonin për vitin 2020, bazuar në anketime dhe studime të ndryshme tregu.

1. Gjenerata “Millennials” do të jenë tregu kryesor.
Shumica prej jush ndoshta keni degjuar për Millennials, grup njerëzish të lindur midis fillimit të viteve ‘80 dhe mesit të viteve ’90. Një nga karakteristikat kryesore të Millennials është se ata janë brezi i teknologjisë, kështu që rrallë do t’i shihni pa një celular në dorë, që u shërben për absolutisht gjithçka. Ata pëlqejnë të udhëtojnë, mundësisht në grup (35%) dhe vetëm 20% e tyre nuk kanë qëndruar në akomodim privat gjatë vitit të kaluar. Gjithashtu, të lindurit e kësaj gjenerate kanë pritshmëri të medha në lidhje me teknologjinë dhe lidhjen e internetit në akomodim.

2. Green is the color!
Sot të gjithë janë shumë të shqetësuar për mbrojtjen e mjedisit dhe kjo është bërë një nga temat më të rëndësishme në botë. Udhëtarët e rinj janë eco- conscious dhe janë të angazhuar në aktivitete mjedisore. Akomodimet private me një etiketë eco– friendly po bëhen gjithnjë e më të njohura. 70% e udhëtarëve kanë deklaruar se do të zgjidhnin më shumë akomodimin ecofriendly, sipas Booking.com. Këtu janë disa nga opsionet eco: përdorimi i produkteve eco për pastrim, konsumimi i ushqimeve shtëpiake dhe organike, përdorimi i llambave të kursimit të energjisë, burimet e rinovueshme të energjisë, ujërat e shiut si dhe trajtimi i ujërave të ndotur dhe riciklimi i mbeturinave.

3. Shërbimet e menaxhimit të pronës; në rritjë.
Menaxhimi i një prone pushimi nuk është i lehtë dhe kërkon gjithnjë e me shumë veprime për të mbajtur të kënaqur pronarin dhe të ftuarin. Për këtë arsye, një numër i madh i qiradhënësve private u japin “çelesat” e tyre agjencive të specializuara që ofrojnë shërbime në lidhje me menaxhimin e akomodimit, rezervimet, mirëmbajtjen, etj. Cdo vit rritet numri i qiradhënësve që punësojnë shërbim të administrimit të pronave për t’i ndihmuar ata të marrin rezultatet më të mira, për përfitimin e të dyja palëve.

4. Kafshët shtëpiake si miq udhëtimi
Sipas kërkimeve të Booking.com, 42% e pronarëve të kafshëve shtëpiake në të gjithë botën, thonë se do të zgjidhnin një destinacion që ju lejon marrjen e kafshëve shtëpiake me vete dhe 49% janë të gatshëm të paguajnë më shumë në mënyrë që të mund të qendrojnë me kafshët e tyre në akomodime që i pranojnë. Duke marrë parasysh këtë fakt, numri i akomodimeve petfriendly është gjithnjë në rritje.

5. Akomodimet private turistike janë në rrugën e duhur për të kapërcyer hotelet
Çdo vit industria e Akomodimet private turistike është dyfishuar në madhësi ndërsa hotelet rriten vetëm me një përqindje prej 1.1% çdo vit. Kjo prirje po çon në rritjen e numrit më të madh të shtëpive të pushimeve dhe besohet se do të kapërcejë hotelet deri në fund të vitit
2020, kjo për shkak se akomodimi privat ofron një përvoje unike, më të përshtatshme për secilin mysafir individual.

AlbAcademy albacademy.al Direct Booker direct-booker.com Hotel Hotele Hoteleri Hoteleri -Turizem Menaxhim Hoteli Turizem

Rreth Albacademy

Kompania Albacademy është themeluar në vitin 2018 me zyra qëndrore në Tiranë. Duke qënë pjesë e kompanisë Albpastrim, Albacademy ka filluar veprimtarinë e saj në trajnimet afatshkurta profesionale të stafit si dhe me trajnime dhe kurse në sektorin e Hoteleri – Turizem. Tashme ajo ofron konsulence per biznesin tuaj. Ju përgatit konkretisht për profesionin që ju do të zgjidhni sipas dëshirës.

Menu

  • Blog
  • Politikat
  • Behu Instruktor ne Albacademy
  • Kontakt

Kurset me te Shikuara

  • Hotelet Elitë të Industrisë
    Free
    By AlbAcademy
  • Gjenerata e re e drejtuesve të hot...
    Members only
    Members only
    By AlbAcademy
  • Trajnim profesional për Menaxher R...
    Members only
    Members only
    By AlbAcademy

Kontakte

  • Tirana Industrial Park, Warehouse Nr 27
  • Cel: +355 69 605 81 55
  • [email protected]
  • Instagram
  • Facebook
  • YouTube
  • LinkedIn
Search
Sign In
Vazhdo me Google
or sign in with email
The password must have a minimum of 8 characters of numbers and letters, contain at least 1 capital letter
I want to sign up as instructor
Remember me
Sign In Sign Up
Restore password
Send reset link
Password reset link sent to your email Close
Confirmation link sent Please follow the instructions sent to your email address Close
Your application is sent We'll send you an email as soon as your application is approved. Go to Profile
No account? Sign Up Sign In
Lost Password?