E drejta e Pronës Intelektuale në shërbim të sipërmarrjes

Përshkrim i trajnimit:

Ke një ide gjeniale? Do të hedhësh markën tënde në treg dhe je i pasigurt? Sa nga ju zotërojnë pronësinë intelektuale mbi markën apo patentën e shpikjes suaj duke e siguruar nga vjedhja?  Sa të informuar jemi mbi bazat ligjore që na vijnë në ndihmë në lidhje me këtë çështje dhe çfarë do të thotë të kesh pronësi intelektuale?

Nëpërmjet këtij trajnimi, do të arrini t’i jepni vetë përgjigje këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave që do i ngrini ju vetë. Njihuni me bazat ligjore që ju vijnë në ndihmë përsa i përket qasjes adekuate në hedhjen në treg kombëtar apo edhe ndërkombëtar të një marke që do donit të zhvilloni, të mbroni apo edhe shpikjes të cilën duhet të patentoni.

Për t’u aftësuar dhe përditësuar në mënyrë të mirëfilltë me disa pika thelbësore në lidhje me markën, logon tregtare dhe të shërbimit, patentën e shpikjeve dhe modelin e përdorimit, dizenjon industriale apo emërtimin gjeografik, ,mjafton të bëheni pjesë e trajnimit.

Njihuni më shumë me Albana Laknorin:

Trajnuesja, Albana Laknori, diplomuar në Të Drejtë Juridike  ka një eksperiencë 20 vjeçare, në fushën e Pronësisë Intelektuale, fushë e cila mbulon asete te tilla si: Markat Tregtare dhe të Shërbimeve, Patentat e Shpikjeve, Dizenjot Industriale, Modelet e Përdorimit, Treguesit Gjeografikë, Të Drejtat e Autorit, Plagjiatura. Me baza të forta në përvojën shumë vjeçare dhe specializimet e arritura jashtë vendit, ajo ia ka dalë me sukses në udhëzimin dhe këshillimin e bizneseve, të reja apo edhe ekzistuese, grave sipërmarrëse si dhe NVM-ve në mbrojtjen e Pronës Intelektuale. 

  • Njohin asetet e Pronësisë Intelektuale që kompania e tyre ka.
  • Mbrojnë këto asete dhe ti kthejnë në shërbim të kompanisë.
  • Mbrohen nga shkelësit e të drejtave të pronësisë.
  • Mund të kthejnë një shpikje në patentë.
  • Njohin të drejtën e autorit.
  • Transferojnë Pronësinë Intelektuale.
  • Të dallojnë një produkt origjinal nga ai fallco.
  • Identifikojnë plagjiaturën dhe penalitetet e aplikueshme sipas ligjit.
  • Njohin piraterinë dixhitale në internet.

 Në fund të këtij trajnimi çdo pjesëmarrës pajiset me çertifikatë pjesëmarrje.

  • Sipërmarrja (sipërmarrësit)
  • Inovacioni
  • Departamenti i marketingut
  • Departamenti ligjor
  • Universitetet

Be the first to add a review.

Please, login to leave a review
Get course
Enrolled: 1 student
Duration: 6
Level: Fillestar

Archive

Orët e punes

Monday 9:30 am - 6.00 pm
Tuesday 9:30 am - 6.00 pm
Wednesday 9:30 am - 6.00 pm
Thursday 9:30 am - 6.00 pm
Friday 9:30 am - 5.00 pm
Saturday Closed
Sunday Closed

Recent Comments