Financat personale – një guidë fillestare e menaxhimit

Përshkrimi

Menaxhimi i financave jo gjithmone eshte i lehte. Me disa njohuri dhe me ndihmen e disa keshillave praktike dhe me shume vendosmeri, cdokush mund te arrij te menaxhoj financat e tij dhe te shijoj lirine financiare.

Ky trajnim eshte krijuar per kedo qe do te marre njohuri praktike per financat personale, qe nga gjetja e vleres neto te pasurise deri tek krijimi dhe ndjekja e buxhetit te tij personal.
Do te nisim me percaktimin e vleres neto te pasurise se nje individi. Pjesemarresit e trajnimit, pasi te njihen me konceptet baze te pasurise, shpenzimeve, vleres neto, nepermjet nje shembulli praktik do te mund ta shohin si behet praktikisht nxjerrja e vleres neto. Paralelisht secili nga pjesemarresit do te punoj me te dhenat e tij personale ne formatet e pergatitura nga trajnerja.

Nje koncept shume i rendesishem do te trajtohet, vendosja e qellimit financiar. Duhet vertet qe te kemi nje qellim financiar? Si te vendoset ne menyren e duhur? Mjeti me i rendesishem qe duhet te perdoret per meanxhimin e financave personale eshte buxheti i te ardhurave individuale. Pjesemarresit do te njihen me rendesine e buxhetit per arritjen e suksesit financiar. Nepermjet formateve qe do t’ju jepen, cdo pjesemarres do te kete mundesine te krijoj praktikisht buxhetin per te ardhurat e tij. Disa keshilla per ndjekjen e shpenzimeve gjate muajit.
E dini se ekzistojne disa tipe shpenzuesish? Jeni kurioz te dini nese i perkisni grupit te shpenzuesve, kursimtareve, investuesve apo indiferenteve? Do ta zbulojme nepermjet nje quizi, dhe cfare duhet te kete parasysh secili tip.

Ne fund te trajnimit pjesemarresit do te:

  • Njihen me termat bazik te financave personale sic jane vlera neto, aktive, detyrime, fond emergjence, buxhet, qellim financiar.
  • Kuptojne rendesine e planifikimit financiar, vendosjen e qellimit dhe buxhetit
  • Llogarisin vleren neto te pasurise se tyre apo te familjes se tyre
  • Dine si te vendosin nje qellim financiar SMART
  • Krijojne buxhetin per te ardhurat e tyre
  • Fillojne te kursejne per realizimin e qellimit te tyre financiar
  • Zbulojne tipin e tyre te te shpenzuarit dhe cfare duhet te kene parasysh.

Personat qe realizojne te ardhura
Personat qe menaxhojne te ardhurat e tyre apo te familjes
Personat qe duan te kene sukses me financat e tyre

Be the first to add a review.

Please, login to leave a review
Get course
Enrolled: 1 student
Duration: 8
Lectures: 17
Level: Fillestar

Archive

Orët e punes

Monday 9:30 am - 6.00 pm
Tuesday 9:30 am - 6.00 pm
Wednesday 9:30 am - 6.00 pm
Thursday 9:30 am - 6.00 pm
Friday 9:30 am - 5.00 pm
Saturday Closed
Sunday Closed

Recent Comments