Blog
Rigers Rusi, administratori i Albpastrim dhe njëkohësisht trajnuesi i mbi 150 sanitareve
- January 28, 2022
- Posted by: Albacademy
- Category: Blog
Kur flasim për pastrimin gjëja e parë që na shkon në mendje është figura e nënave, grave apo motrave tona dhe përgjithësisht e specifikojmë me faktin se gratë janë zonjat e pastrimit. Nuk ka asnjë shpjegim biologjik përse gratë përfundojnë duke pastruar më shumë, kështu që duket si mit që ka të rrjedhur nga shoqëria. Por nuk ka asnjë përcaktues biologjik për pastrimin në tërësi.
Asnjë gjini nuk është e predispozuar fizikisht të dëshirojë të lajë pjatat, të pastrojë ose të nxjerrë plehrat. Pabarazia gjinore nuk përfundon me kohë dhe përpjekje. Gratë mund të bëjnë më shumë pastrime, por cilësia e bërjes së këtyre punëve a është e një standardi të lartë? Një familje mesatare shqiptare me rrogat në shqipëri nuk përdor produkte profesionale pastrimi dhe rrjedhimisht pastrimi që bëjnë këto zonja në shtëpitë e tyre nuk është i një cilësie të lartë.
Këtu lind nevoja për të krijuar trajnime për të mësuar përdorimin e këtyre produkteve profesionale dhe sesi pastrohet me to. Kompania AlbPastrim sot numëron me qindra partnerë me të cilat ka një bashkëpunim të ngushtë pasi i ofron shërbimin e mirëmbajtjes dhe jo vetëm. Zonjat e kompanisë Albpastrim trajnohen nga vetë administratori i Albpastrim Rigers Rusi dhe nga ekipi i tij të cilët përkujdesen shumë që stafi të jetë tepër i trajnuar që të ofrojë të klientët cilësinë më të lartë të higjienës. Gjthcka fillon që te mënyra e komunikimit, etikës deri te ruajtja e higjienës në standartet më të larta. Një sanitare e kompanisë Albpastrim nuk është thjeshtë një punonjëse pastrimi por është një zonjë e cila kujdeset për higjienën deri në detaj. Çfarë e mirë na vjen nga trajnimi i punonjësve tanë? Trajnimi ndikon në produktivitetin e punonjësve dhe në rritjen e cilësisë së punës dhe rrjedhimisht ne kemi klientë tepër të kënaqur.
Çdo njeri kudo që ndodhet ka nevojë të dijë dhe të jetë i sigurtë që ambientet që viziton, punon, jeton janë të sigurta, të pastra dhe higjienike. Shërbimet e kompanisë Albpastrim janë të personalizuara që të mbajnë individët e shëndetshëm dhe të sigurtë, duke mbajtur në fokus mirëqënien dhe duke ruajtur standardet më të larta të pastrimit. Kryesorja për funksionimin e mirë dhe suksesin e një kompanie është përkushtimi ndaj cilësisë. AlbPastrim prej vitesh bashkëpunon me brandet më të njohura në treg si Vileda Professional, Dr Schnell, Rubbermaid, Finezza etj nëpërmjet kompanisë distributore AlbSolution. Ata sigurohen që çdo partner i tyre të ketë një historik suksesi të vërtetuar me produkte ekologjike, inovatore dhe me cilësinë më të lartë.
Me mbi 200 punonjës, Albpastrim ofron shërbim për më shumë se 500 biznese. Realizojnë trajnime të vazhdueshme të stafit për të qenë gjithmonë të përditësuar me ndryshimet më të fundit në industrinë e higjienës dhe në këtë mënyrë kanë arritur të krijojnë Akademinë e parë të higjenës dhe pastrimit në Shqipëri me trajnime profesionale te fushës.