Zhvillimi, mikëpritja dhe struktura e një Guest House

Guest Houset janë kthyer në një nga qasjet më të suksesshme në fushën e hotelerisë dhe turizmit dhe ky trend është përqafuar edhe nga sipërmarrësi shqiptar. Por sa informacion të përditësuar kemi në lidhje me strukturimin e mirëfilltë të një Guest House dhe menaxhimin e suksesshëm të saj? Si ti kuptojmë më mirë nevojat e klientit dhe trajnojmë stafin tonë?

Trajnimi i mëposhtëm ju ofron aftësim të një standarti të lartë bashkëkohor në kuadër të njohurive praktike dhe teorike nëpërmjet përdorimit të qasjes inovative në zhvillim, strukturim dhe menaxhim për të kënaqur nevojat e klientit dhe zhvilluar emrin tuaj në treg. Përgjatë tre fazave të trajnimit, pjesëmarrësit do të informohen mbi pikat kyçe për arritjen e suksesit të një bujtine, si; trajnimi dhe drejtimi i stafit, përshtatja e kushteve të higjienës me kërkesën aktuale të klientelës, qasja në shërbim, ushqim dhe mikpritje, financimin dhe marketingun e bujtinës, mjetet e nevojshme për arritjen e tyre dhe më shumë.

Konkurrenca e lartë krijon nevojën e padiskutueshme për hapa ndërzhvillues. Rregjistrohuni sot, ktheni bujtinën tuaj në faktorin që i ka munguar Shqipërisë dhe siguroni një të ardhme në treg.

  • Përdorin strategjitë e nevojshme për të dalluar veten nga konkurrenca
  • Njohin dhe përdorin teknika bashkëkohore në mirëmbajtje dhe promovim
  • Planifikojnë bashkëpunime për rritjen e mëtejshme
  • Njohin me hollësi strukturën e mirëfilltë të një guest house
  • Ndihmojnë stafin në dhënien e një shërbimi ekzemplar dhe inovativ
  • Sigurojnë një klientelë të përhershme e cila do shërbejë në reklamimin indirekt të punës tuaj

Modulet e trajnimit janë përgatitur për t’u ardhur në ndihmë kategorive të mëposhtme:

  • Manaxherët e Bujtinave
  • Punonjësit e shërbimit të pastrimit në bujtina
  • Kursantët e qendrave të formimit profesional
  • Sipërmarrës të rinj në fushën e turizmit
  • Për individët e interesuar për të përfituar njohuri dhe punësim në sektorin e pastrimit të hoteleve
NJIHUNI MË MIRË ME VALBONA BEGOLLIN:

Valbona Begolli, sipërmarrëse me një sukses të vërtetuar tashmë; themeluese e Albgroup, Albpastrim, Albacademy, pronare ekskluzive e Direct Booker në Shqipëri dhe bashkëthemeluese e Dhomës Eonomike të Gruas, ofron ekspertizën e saj mbi 10 vjeçare në tregun shqiptar por jo vetëm, në fushën e Hotelerisë dhe Turizmit. Me një përgatitje akademike në Teknologji Informacioni, Administrim Biznesi si dhe në fushën e prokurorimeve dhe komunikimit cilësor, vjen pranë jush me trajnimin “Zhvillimi, Mikpritja dhe Struktura e një Guest House.”

Pas një nisjeje të suksesshme të rrugëtimit të saj në fushën e biznesit në Greqi, ajo vendos që këtë sukses ta vijojë brenda kufinjve të Shqipërisë gjithashtu, ku deri më tani ka arritur ta zgjerojë shtrirjen e shërbimeve në treg në më shumë se tre kompani të dedikuara pikërisht sektorit të hotelerisë, bizneseve, mirëmbajtjes dhe trajnimeve të tyre duke ofruar zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën.

Si një grua në biznes që e ka krijuar çdo gjë vetë nga e para, Valbona Begolli, ju sjell një qasje të brendshme të asaj çka një sipërmarrës i suksesshëm duhet të ndërmarrë dhe ofrojë.

Be the first to add a review.

Please, login to leave a review
Enrolled: 0 students

Archive

Orët e punes

Monday 9:30 am - 6.00 pm
Tuesday 9:30 am - 6.00 pm
Wednesday 9:30 am - 6.00 pm
Thursday 9:30 am - 6.00 pm
Friday 9:30 am - 5.00 pm
Saturday Closed
Sunday Closed

Recent Comments