Shërbimi profesional i ushqimeve dhe pijeve

Shërbimi profesional i ushqimeve dhe pijeve

(F&B – Food & Beverage), përfshin një botë shumë komplekse, një industri të tërë: aktivitete në shërbim të klientëve, në restorante, bare, hotele, qendra tregtare, ndërmarrje katering, kioska, shkolla, spitale, restorante lëvizëse (tren, avion, anije) dhe kudo ku shërbehen ushqim dhe pije. Shërbimi i ushqimit dhe i pijeve është një profesion i kërkuar, që ofron njëmjedis shumë të mirë pune, njohje sociale, pagesë të kënaqshme dhe mundësi për zhvillim profesional dhe karrierë.

Sot nje numer i madh biznesesh ne fushen e sherbimeve dhe mikpritjes po I kushtojnë rëndësi përgatitjes së punonjësve të kualifikuar në fushën e shërbimeve në restorante. Sektori i F&B po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm nga këndvështrimi ekonomik dhe social. F&B po zgjerohet dhe evoluon vazhdimisht. Nëse pyesim “Çfarë bën një kamerier?”, shpesh marrim përgjigje të tilla si: “Sjell ushqim dhe pije për klientët”, “u shërben konsumatorëve”, “sjell enët”.

Kjo përgjigje vjen nga që shumë njerëz u kushtojnë vëmendje gjërave materiale, “të hanë dhe të pijnë”, dhe më pak për ato të paprekshme, siç është shërbimi. Për fat të mirë, situata po përmirësohet, mbi të gjitha sepse klientela ka ndryshuar, është “evoluar”, dhe e konsideron cilësinë e shërbimit, si dhe produktin gjithnjë e më të rëndësishëm; dhe për shkak se shumë sipërmarrës kanë kuptuar se stafi I sherbimit eshte pike kyce,i cilët kontribuon me vendosmëri për suksesin ose dështimin e saj.

 

Be the first to add a review.

Please, login to leave a review
Get course
Enrolled: 4 students
Lectures: 20
Level: Fillestar

Archive

Orët e punes

Monday 9:30 am - 6.00 pm
Tuesday 9:30 am - 6.00 pm
Wednesday 9:30 am - 6.00 pm
Thursday 9:30 am - 6.00 pm
Friday 9:30 am - 5.00 pm
Saturday Closed
Sunday Closed

Recent Comments