Bazat e Housekeeping

Qёllimi i Trajnimit

Synimi është përcjellja e njohurive praktike dhe teorike tek grupi i synuar në sektorin e mikëpritjes Hoteleri Turizëm. Koordinimi i sektorit housekeeping dhe menaxhimi për mirëmbajtjen e hapësirave të hotelit paraqesin një tablo të detajuar të funksioneve dhe detyrave parësore për të interesuarit në këtë sektor. Gjithashtu trajnimi paraqet detaje te hollësishme mbi mjetet, veglat dhe materialet e pastrimit, së bashku me procedurat dhe teknikat për përdorimin e tyre, të cilat ofrohen nëpërmjet praktikave të detajuara.

Objektivat e Trajnimit:

  • Pasqyrimi i organigramës së hotelit.
  • Ofrimi i një pasqyre të mirë të  Shëndetit dhe Sigurisë për operativët e pastrimit.
  • Mbulimi i përgjegjësive te punëdhënësve dhe punonjësve.
  • Ofrimi i këshillave në lidhje me përdorimin e kimikateve, makinerive  te pastrimit ,metodave  të pastrimit.
  • Ndihma në ngritjen e nivelit të shërbimeve dhe në rritjen e cilësisë së pastërtisë.
  • Ndërtimi i aftësive të aftësive personale.
  • Sigurimi i një zhvillimi të vazhdueshëm të aftësive të kursantëve duke rritur njohuritë dhe aftësitë e tyre.

Në fund të trajnimit  pjesëmarrësit:

  • Analizojnë detyrat dhe përgjegjësitë e personelit të shërbimit të pastrimit të hotelit.
  • Përkufizojnë termat mbi Etikën dhe komunikimin.
  • Analizojnë menaxhimin e inventarit të sektorit te mirëmbajtjes, sistemi HACCP.
  • Përcaktojnë produktet, detergjentët për pastrim.
  • Përcaktojnë hapat mbi pastrimin e hapësirave publike në hotel.
  • Përcaktojnë procedurat mbi pastrimin e dhomës së vizitorëve.
  • Analizojnë rëndësinë e sigurisë së vizitorëve dhe personelit.

Trajnimi do të  përdorë forma dhe metoda që të nxisin maksimalisht të nxënit aktiv të pjesëmarrësve dhe të çojnë në krijimin e kompetencave të plota dhe të qëndrueshme ne operimin e pastrimit në sektirin e hotelerisë. Integrimi i teorisё me praktikёn, shpjegimet e ilustruara, dhёnia e detyrave individuale, diskutimet, konsultime, etj., do të jenë format dhe metodat, teknikat dhe mjetet që lidhen me procedurat e pastrimit për të gjitha hapësirat, sigurinë, etikën,nga faza e konceptimit, të planifikimit deri në fazën e zbatimit të tyre.

Grupi i synuar

  • Modulet e trajnimit janë përgatitur për t’u ardhur në ndihmë:
  • Manaxherët e hoteleve,
  • Punonjësit e shërbimit të pastrimit në hotele punonjësit e shërbimit të pastrimit në hotele (Supervizore,Sanitare,Recepsion)
  • Për individët e interesuar për të përfituar njohuri dhe punësuar në sektorin e pastrimit të hoteleve
  • Kursantët e qendrave të formimit profesional

Be the first to add a review.

Please, login to leave a review
Get course
Enrolled: 0 students

Archive

Orët e punes

Monday 9:30 am - 6.00 pm
Tuesday 9:30 am - 6.00 pm
Wednesday 9:30 am - 6.00 pm
Thursday 9:30 am - 6.00 pm
Friday 9:30 am - 5.00 pm
Saturday Closed
Sunday Closed

Recent Comments