Të gjithë e dimë se gjatë pandemisë COVID-19, kemi qenë të detyruar të reduktojmë lëvizjet, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të punojmë për të përmirësuar pamjen dhe vlerën e apartamentit tonë të pushimeve. Përdoreni këtë kohë për të maksimizuar vlerën e akomodimit tuaj dhe të jini gati për sezonin. Në tekstin vijues, ne ju sjellim këshilla se si të freskoni dhe zbukuroni banesën tuaj.
RRISNI VLERËN E APARTAMENTIT TUAJ
- December 24, 2020
- Posted by: Erisa
- Category: Blog Uncategorized
RRISNI VLERËN E APARTAMENTIT TUAJ
Bëhuni kreative, përdorni imagjinatën tuaj.
Ngjyrosni muret për të rifreskuar hapësirën. Rregulloni dekorimet, shtoni disa detaje me një ngjyrë të gjallë për të gjalleruar vetë hapësirën dhe për të mos pasur një hapësire të brendshme monotone. Ne ju rekomandojmë të mos vendosni shumë dekorime të panevojshme, sepse më pak është gjithmone më shumë. Prezantoni vizitorët tuaj me detajet që perfaqësojnë destinacionin duke u treguar atyre që ju interesonë kenaqësia e tyre dhe se u kushtoni kujdes detajeve.
Personalizimi
Shtimi i personalitetit në hapesire mund të jetë i rrezikshëm, prandaj mos u mendoni shumë. Filloni me atë që vizitori mund të dëshirojë. Përfshini elementët e nevojshëm do t’ju duhen vizitorëve gjatë qëndrimit.
Bëhu vizitor i apartamentit tënd.
Përjetoni akomodimin tuaj sikur të ishit vizitor. Mund të ndihmojë në identifikimin e zonave që duhen riparuar ose thjesht përmirësuar. Flini në shtrat, bëni dush dhe përdorni peshqirët e banjës. Nëse hapësira është e dedikuar vetëm për vizitorët, provoni të gatuani në kuzhinë për t’u siguruar që gjithçka funksionon dhe i keni të gjitha mjetet që ju nevojiten. Nëse nuk jeni në gjendje ta provoni këte, pyesni miqtë ose familjen tuaj për ndihmë, sepse kështu mund të gjeni defektet e mundshme që nuk mund t’i shihnit ndryshe.
Shqyrtoni pyetjet e mëposhtme dhe merrni kohë për të përmirësuar akomodimin tuaj.
A janë peshqirët e mjaftueshëm për vizitorët?
A është vendi i dushit i mjaftueshëm për mysafirët?
A keni hapesirë afër derës së përparme, ku vizitorët mund të lënë gjëra si çelësat, çantat ose xhaketat?
A janë në dispozicion disa gjëra bazë, siç janë karikuesit e celularit?
A janë çelsat të lehtë për tu lokalizuar?
A janë disa gjëra standarde si dyert dhe dritaret funksionale dhe të lehta për t’u përdorur?