Blog
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kuptohet se çfarë është puna në ekip dhe rëndësia e saj. Kur bëhet fjalë për biznesin, të kesh një ekip është e rëndësishme pasi merr ndihmë në të gjitha fushat. Për ata që kërkojnë të fillojnë një biznes këtu janë arsyet pse ju duhet të punoni si një ekip.
- Ekipi bën të mundur zgjidhjen e problemeve që janë përtej fuqisë së një personi. Vetëm një person i vetëm nuk mund të përmbushë të gjitha detyrimet e kompanisë. Sigurisht që nevojitet i gjithë ekipi për të zgjidhur problemet që mund te hasen në punë. Kjo bën që problemi të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë për tu zgjidhur.
- Kur punoni si ekip, rreziku i marrjes së një vendimi të gabuar dhe rreziku i humbjes së disa fakteve të rëndësishme zvogëlohet. Normalisht në punë je i detyruar qe të marrësh vendime dhe për të mos gabuar në marrjen e këtyre vendimeve të nevojitet ndihma e ekipit tënd. Vendimet në ekip ulin qenësishëm rrezikun për humbjen e disa faktorëve të rëndësishëm.
- Puna ne ekip rrit aftësinë e menaxherëve në të gjitha nivelet për të bashkëpunuar. Bashkëpunimi midis ekipit është tepër i rëndësishëm për të pasur një komunikim të mirëfilltë midis punonjësve. Komunikimi është baza e krijimit të një qëndrueshmërie bashkëpumimi midis grupit ose klienteve. Përbërësi më i rëndësishem në formulat e suksesit është të dish si të integrohesh me njerzit .
- Ekipi u siguron si punonjësve individualë dhe ekipit mundësinë për të rritur potencialin e krijimit. Krijimtaria idividuale është një ide e mirë për të krijuar një potencial individual dhe sigurisht ndihmon dhe në rritjen e kompanisë por gjithmonë është e nevojshme mendimi i një ekipi të tërë për të maksimizuar potencilalin e krijimit dhe jo vetëm.
- Proverbi i njohur është mjaft i zbatueshëm për punën në ekip: “Një mendje është e mirë, por dy te tilla është akoma më mirë”. Nëse vërtetë doni të bëni dicka atëherë do ta gjeni një mënyrë. Nëse nuk doni te bëni dicka atëherë do të gjeni një justifikim. Prandaj një ekip për të qenë i mirë fillimisht duhet të ketë njerëz të formuar mirë profesionalisht dhe me dëshirën për të punuar fort për të krijuar e mbledhur ide efektive së bashku.
Puna në ekip përfshin njerëz të ndryshëm dhe grupe të ndryshme që punojnë së bashku për të maksimizuar efikasitetin e tyre dhe për të arritur një qëllim të përbashkët. Përveç sigurimit të përvojës së anëtarëve të ekipit, përfitimet e punës në ekip përfshijnë rritjen e efikasitetit, kursimet financiare, inovacionin dhe moralin.