Përshkrim i trajnimit:
Globalizimi, ndryshimet sociale dhe demografike dhe evolucioni në transport janë faktorë vendimtar në nxitjen e një rritje të shpejtë në industrinë e turizmit dhe udhëtimet për biznes. Udhëtimet dhe turizmi, pra luan një rol të rëndësishëm në rritjen sociale dhe ekonomike në të gjithë botën. Hotelet e shumë llojeve janë një pjesë thelbësore në këtë industri, duke siguruar strehim dhe shërbime shoqëruese për klientet nga e gjithë bota. Po cilët janë strukturat e një hoteli. E nisim me kryesorin, RECEPSIONI.
Recepsioni është zona e pritjes së klientëve të hotelit. Recepsioni është thelbësor për çdo institucion hotelier. Në zonën e pritjes së hotelit klientët marrin përshtypjen e tyre të parë për hotelin. Në këtë hap komunikimi me stafin e hotelit është element parësor. Cilësia, mirësjellja dhe shpejtësia e shërbimit mund të bëjnë një ndryshim të madh, pozitivisht ose negativisht, në marrëdhëniet e klientit me hotelin dhe kënaqësinë gjatë qëndrimit të tyre. Kjo nga ana tjetër ndikon në reputacionin e hotelit dhe performancën e biznesit.
Misioni kryesor i çdo biznesi i cili ka marrëdhënie direkte me klientet është fitimi dhe përmbushja e pritshmërive të klientit. Funksioni i recepsionit është të vërë në zbatim këtë mision duke trajtuar në mënyrën me të mirë të mundshme çdo klient.
Recepsionistët e hotelit, janë përgjegjës për ti siguruar klientëve akomodim duke përmbushur nevojat e tyre . Ata janë pika e parë e kontaktit me klientët dhe luajnë rol kryesor në ofrimin e shërbimit në mënyrë eficente apo në bindjen e klientit për tu akomoduar në hotelin tuaj. Recepsionisti ka peshën kryesore në trajtimin e klientit dhe prandaj është shumë e rëndësishme që stafi të jetë i përgatitur për pozicionin e punës.