Albacademy
  • KREU
  • TRAJNIME
  • KONSULENCA
  • PROJEKTE
  • KUSH JEMI NE
    • RRETH NESH
    • INSTRUKTORËT
    • BËHU INSTRUKTOR
    • WEBINARE
  • BLOG
  • YEC
  • Sign up
Sign up
Log in
  • KREU
  • TRAJNIME
  • KONSULENCA
  • PROJEKTE
  • KUSH JEMI NE
    • RRETH NESH
    • INSTRUKTORËT
    • BËHU INSTRUKTOR
    • WEBINARE
  • BLOG
  • YEC
Albacademy > Blog > Blog > TË MIRËPRESËSH VIZITORËT SI MIQ!

TË MIRËPRESËSH VIZITORËT SI MIQ!

  • February 17, 2021
  • Posted by: Erisa
  • Category: Blog
No Comments

Vlerësimet në internet janë “veza e artë” për biznesin tuaj.

Të gjithë pronarët e akomodimeve private, mendojnë se qëllimi i vetëm është të ofrojnë një strehim sa më cilësor dhe të rehatshëm për vizitorët, brenda mundësive të tyre.
Sigurisht që ambienti akomodues është i rëndesishëm për vizitorët, që në momentin e përzgjedhjes në kanalet e shitjeve. Vizitorët përzgjedhin vendndodhjen, komoditetin, fotot e bukura, por ajo që u kushtojnë shumë vëmendje janë vlerësimet nga vizitorët e tjerë.
Në një mjedis konkurrues ku ka me shumicë prona akomoduese gjithnjë e me të bukura, vizitorët duan të ndihen të mirëpritur.
Për pronarët nuk është e thjeshtë tu përshtaten të gjitha kërkesave të vizitorëve: Pastëria, rehatia dhe komoditeti, siguria e ambientit, pajisjet e nevojshme në dhomë dhe tualet, janë bazike. Por vizitorët kanë nevojë për vëmendje dhe të qenurit në dispozicion, të trajtohen nga pronarët si miq të dashur. Të krijuarit e një komunikimi të mirë me vizitorët,i bën ata të ndihen të rëndesishëm, të mirëpritur dhe çdo gjë bëhet më e lehtë, madje dhe disa gabime mund të anashkalohen.

“Fjala e mirë, zbut dhe gurin”.

Ka vetëm dy lloje të vizitorëve që lënë vlerësime; ata të etur për të lëvduar pronën tuaj dhe ata që synojnë ta kritikojnë atë. Të dy grupet kërkojnë një qasje të ngjashme: Përgjigje sa më të shpejtë, miqësore dhe të mirëmenduar.
Teknikisht, ekziston një grup i tretë dhe këta janë vizitorët që nuk lënë asnjë koment. Janë ata që paraqesin një mundësi të madhe për pronën tuaj. Nëse mund ta inkurajoni këtë kontigjent të madh për të postuar komente, ju keni një shans jo vetëm që të rrisni vlerësimin tuaj, por edhe arritjen tuaj në shumë platforma në internet.
Në “industrinë e mikpritjes”, reputacioni ndikon drejtpërdrejt në suksesin tuaj afatgjatë.

6 statistika që duhet të dini për vlerësimet në internet:

  • 96% e vizitorëve shikojnë vlerësimet kur kërkojnë për një vend akomodimi.
  • 88% e tyre filtrojnë hotelet me një vlerësim mesatar nën 3 yje.
  • 32% eliminojnë ata me një vlerësim nën katër.
  • 79% do të lexojnë rreth 6 deri në 12 riview, para se të marrin një vendim rezervimi.
  • 4 nga 5 besojnë se një hotel që i përgjigjet vlerësimeve në internet, kujdeset më shumë për klientët e tij.
  • 85% pajtohen që një përgjigje e menduar mirë nga pronari për vlerësimin në internet, do të përmirësojë përshtypjen e tyre për akomodimin.
AlbAcademy albacademy.al Prona Udhetim

Rreth Albacademy

Kompania Albacademy është themeluar në vitin 2018 me zyra qëndrore në Tiranë. Duke qënë pjesë e kompanisë Albpastrim, Albacademy ka filluar veprimtarinë e saj në trajnimet afatshkurta profesionale të stafit si dhe me trajnime dhe kurse në sektorin e Hoteleri – Turizem. Tashme ajo ofron konsulence per biznesin tuaj. Ju përgatit konkretisht për profesionin që ju do të zgjidhni sipas dëshirës.

Menu

  • Blog
  • Politikat
  • Behu Instruktor ne Albacademy
  • Kontakt

Kurset me te Shikuara

  • Hotelet Elitë të Industrisë
    Free
    By AlbAcademy
  • Gjenerata e re e drejtuesve të hot...
    Members only
    Members only
    By AlbAcademy
  • Trajnim profesional për Menaxher R...
    Members only
    Members only
    By AlbAcademy

Kontakte

  • Tirana Industrial Park, Warehouse Nr 27
  • Cel: +355 69 605 81 55
  • [email protected]
  • Instagram
  • Facebook
  • YouTube
  • LinkedIn
Search
Sign In
Vazhdo me Google
or sign in with email
The password must have a minimum of 8 characters of numbers and letters, contain at least 1 capital letter
I want to sign up as instructor
Remember me
Sign In Sign Up
Restore password
Send reset link
Password reset link sent to your email Close
Confirmation link sent Please follow the instructions sent to your email address Close
Your application is sent We'll send you an email as soon as your application is approved. Go to Profile
No account? Sign Up Sign In
Lost Password?