Albacademy
  • KREU
  • TRAJNIME
  • KONSULENCA
  • PROJEKTE
  • KUSH JEMI NE
    • RRETH NESH
    • INSTRUKTORËT
    • BËHU INSTRUKTOR
    • WEBINARE
  • BLOG
  • YEC
  • Sign up
Sign up
Log in
  • KREU
  • TRAJNIME
  • KONSULENCA
  • PROJEKTE
  • KUSH JEMI NE
    • RRETH NESH
    • INSTRUKTORËT
    • BËHU INSTRUKTOR
    • WEBINARE
  • BLOG
  • YEC
Albacademy > Blog > Blog > GABIMET MË TË ZAKONSHME QË BËJNË PRONARËT KUR VENDOSIN CMIMET E PRONAVE ME QERA DITORE

GABIMET MË TË ZAKONSHME QË BËJNË PRONARËT KUR VENDOSIN CMIMET E PRONAVE ME QERA DITORE

  • January 5, 2021
  • Posted by: Erisa
  • Category: Blog
No Comments

Në momentin që duhet të përcaktojnë cmimim për akomodimet me qera ditore, pronarët duhet të kenë parasysh 2 mundësi:

Cmimi shumë i ulët – rrezikon të humbasësh para
Cmimi shumë i lartë – rrezikon të humbasësh rezervimet.

Disa pronare punojnë me idenë se sa më të larta të jenë tarifat e tyre aq më shumë para do të bëjnë, edhe kur kalendarët e tyre janë bosh dhe nuk kanë marrë rezervim prej kohesh. Disa te tjerë vendosin cmime të ulta për të marrë sa më shumë rezervime, duke rrezikuar të mos mbulojnë kostot ose të përfitojnë më pak se fqinjët apo konkurentët.
Instiktivisht i kuptojmë këto impulse. Është e nevojshme të bëhet një analizë para se të vendosni një cmim, prandaj shumë pronarë zgjedhin të punojnë me agjenci.

Gabimet që bëjnë pronarët kur përcaktojnë një cmim:

6

MENTALITETI I PËRFITIMIT AFATSHKURTËR

Arsyeja më e zakonshme për çmimin e lartë është të mendosh për fitimet afatshkurtra sesa për humbjet afatgjata.
Nëse pyesim një pronar nëse ata preferojnë të bëjnë 40 euro në natë ose 50 euro në natë, kanë një përgjigje të qartë: Pse do të fitonit me pak kur mund të fitonit më shumë?
Problemi është se ka një ndryshim midis kërkimit të më shumë dhe marrjes së më shumë. Ju do të arrini në terma afatshkurtër të përfitoni më shumë para. Në planin afatgjatë, gjithsesi, do të bëni më pak rezervime. Kjo do të thotë se konkurrentët tuaj ka të ngjarë ta përfundojnë vitin me të ardhura nga qiraja shumë më të larta sesa ju – edhe pse ata bënin më pak para në çdo rezervim individual – por kishin çmime më konkurruese.

KONKURENCA ME PRONAT E GABUARA

Një gabim tjetër që pronarët shpesh bëjnë është vendosja e çmimeve të tyre bazuar në konkurrencë – pa pasur një kuptim të qartë nëse ajo konkurrencë është me të vërtetë në një fusëe të barabartë loje.
Sigurisht që duhet të keni ide për cmimet në treg, por duhet të dini nëse ofroni kushte të ngjashme për të patur atë cmim.
Një fqinj me një pronë të përmasave të ngjashme, apo edhe një njësi që është identike me tuajat mund të ketë komoditete shumë të ndryshme brenda. Ata mund të kenë ambiente luksoze brenda, ndërsa ju keni një dhomë standarte më pak komode.
Për shkak të diferencave si këto, prona tjetër mund të kërkojë 50 euro më shumë se ju në natë. Dhe nëse e rritni normën tuaj të natës për të ‘konkurruar’ me ta, thjesht mund të humbni rezervimet.

56

E VLERËSOJNË PRONËN NGA ANA PERSONALE.
Sigurisht që e vlerësoni pronën, keni investuar mbi të, e keni mobiluar me dëshirë. Por cmimi duhet të jetë objektiv, jo i bazuar në emocionet tuaja për ta bërë më të vlefshme sec duhet.

8

NUK NDJEKIN VLERËN E TREGUT

Ju mund të bëni një vlerësim mjaft të saktë të shumës së parave që udhëtarët janë të gatshëm të paguajnë për një komoditet të veçantë duke përdorur filtrat në një faqe rezervimi. Ngushtoni kërkimin për prona të ngjashme me tuajat, me të gjitha lehtësitë që keni, duke përfshirë edhe atë për të cilin po mendoni të tarifoni shtesë. Shikoni çmimet për 10 rezultatet më të mira dhe zbuloni një mesatare.
Në këtë mënyre do ta keni më të thjeshtë të kuptoni vlerën e tregut.

NUK PËRDORIN CMIME DINAMIKE
Duhet të keni parasysh që nuk mund të tarifoni gjatë gjithë vitit të njëjtin cmim, sepse tregu për periudha të ndryshme ka cmime të ndryshme. Janë dhe faktorë të tjerë që bëjnë të luhaten cmimet: paketat, ofertat, sezoni turistik, festat, fundjavat etj.

Të gjithë pronarët duhet të kenë parasysh që strategjia e cmimeve është e veshtirë. Janë shumë faktorë që duhet të merren në konsideratë. Megjithatë thelbi është tek balanca dhe cmime sa më konkuruese.

AlbAcademy albacademy.al Prona

Rreth Albacademy

Kompania Albacademy është themeluar në vitin 2018 me zyra qëndrore në Tiranë. Duke qënë pjesë e kompanisë Albpastrim, Albacademy ka filluar veprimtarinë e saj në trajnimet afatshkurta profesionale të stafit si dhe me trajnime dhe kurse në sektorin e Hoteleri – Turizem. Tashme ajo ofron konsulence per biznesin tuaj. Ju përgatit konkretisht për profesionin që ju do të zgjidhni sipas dëshirës.

Menu

  • Blog
  • Politikat
  • Behu Instruktor ne Albacademy
  • Kontakt

Kurset me te Shikuara

  • Hotelet Elitë të Industrisë
    Free
    By AlbAcademy
  • Gjenerata e re e drejtuesve të hot...
    Members only
    Members only
    By AlbAcademy
  • Trajnim profesional për Menaxher R...
    Members only
    Members only
    By AlbAcademy

Kontakte

  • Tirana Industrial Park, Warehouse Nr 27
  • Cel: +355 69 605 81 55
  • [email protected]
  • Instagram
  • Facebook
  • YouTube
  • LinkedIn
Search
Sign In
Vazhdo me Google
or sign in with email
The password must have a minimum of 8 characters of numbers and letters, contain at least 1 capital letter
I want to sign up as instructor
Remember me
Sign In Sign Up
Restore password
Send reset link
Password reset link sent to your email Close
Confirmation link sent Please follow the instructions sent to your email address Close
Your application is sent We'll send you an email as soon as your application is approved. Go to Profile
No account? Sign Up Sign In
Lost Password?