Blog
8 Ide Biznesi për Sipërmarrës të vegjël
- January 9, 2021
- Posted by: Erisa
- Category: Uncategorized
Mendësia e sipërmarrjes zhvillohet që në një moshë të re. ne po ju afrojmë 8 ide që adoleshentët mund të përdorin për të çarë vetë në ‘treg’.
Tutor/trajner
Nëse je një prej të ndriturve në orën e fizikës apo një fishekzjarre në fushën e basketbollit, lehtësisht mund ti kthesh këto aftësi në një burim të vërtetë të ardhurash për veten tënde duke ofruar shërbimin tënd si tutor në mësime apo trajner në sport.
Tutorët për grupe të vogla nxënësish apo trajnerët mund të fillojnë biznese të vogla marramendëse në zona ku kërkesa është e vijueshme dhe e lartë. Gjithmonë do të ketë studentë në nëvojë të ndihmës së herë pas hershme apo edhe asaj intensive në kuadërtë përgatitjes për provimet e rëndësishme dhe atletë që do duan të stërviten para provave në klubin sportive që zgjedhin, për të përmirësuar aftësitë e tyre apo edhe thjesht të argëtohen.
Çelësi i suksesit në këtë fushë është përzgjedhja e grupmoshave rreth të cilave ndihesh i sigurtë dhe i aftë pët të përcjellë dije. Nëse e ndjek këtë hap siç duhet, pasioni dhe entuziazmi që do tregosh do të garantojnë sukses të padiskutueshëm. Pas kësaj, të ngelet të hapësh fjalën. Posto në grupe ku janë aktivë pjesëtarë të lagjes, në rrjete sociale dhe përpiqu të lidhesh me mësuesit, trajnerët apo edhe punonjësit socialë që njeh në mënyrë që të marrësh rekomandimin e tyre për ty në të tjerë.
Dado
Për ata që pëlqejnë të punojnë me fëmijët, një shërbim i kujdestarisë së fëmijëve mund të jetë një mundësi e shkëlqyeshme e biznesit të vogël. Për shkak të COVID, ka një nevojë në rritje nga ana e prindërve që punojnë përsa përket alternativave të mira, të sigurta dhe të besueshme për kujdesin ndaj fëmijëve të tyre gjatë mbrëmjeve që I shfrytëzojnë për të dalë. Duke qenë se fëmijëria jote nuk është në një të ardhme të largët, mundësia që ti ti kuptosh dhe argëtosh fëmijët me të cilët do punosh është e madhe.
Sidoqoftë, në mënyrë që prindërit të ndihen të sigurtë dhe të kenë besim që ta lenë fëmijën e tyre në kujdesin tënd, duhet të zotërosh një set të caktuar njohurish mbi kujdesin dhe sigurinë që duhet treguar ndaj fëmijëve. Në kuadër të këesaj, ka një serë programesh dedikuar trajnimit në kujdes dhe dhënie të ndihmës së parë ndaj fëmijëve dhe foshnjeve.
Artist Makeupi
Me morinë e tutorialeve të disponueshme online në lidhje me vendosjen në mënyrën e duhur apo në forma të reja inovative të makeupit, është pothuajse e pamundur të mos keni zhvilluar të paktën disa aftësi amatore në përdorimin e tij. Nëse edhe ti e gjen veten mes tërë atyre të fiksuarve pas primerave, paletave, kremrave e pudrave dhe kënaqësisë që të dhurojnë, pse të mos e kthesh në një biznes. Duke nisur që nga ditëlindjet e fëmijëve, tek mbërmjet e mini maturës, shfaqjeve e me rradhë, shifrat tregojnë një numër gjithnjë e në rritje të dëshirës dhe nevojës për artistë makeupi.
Ndërkohë që akoma jemi gjatë një periudhe pandemie, mund të shfrytëzojmë mundësinë për të zhvilluar këto aftësi nëpërmjet aplikimit të makeupit në vete apo në pjesëtarë të familjes, të shikojmë ato tutorialet e famshme dhe pse jo, të bëjmë edhe vetë një të tillë e ta promovojmë në rrjetet tona sociale. Mbase ideja për atë produktin e duhur organik që nuk është hedhur akoma në treg mund të të vijë pikërisht ty!
Fillimisht duhet të njohësh konkurrencën lokale dhe të krijosh një moto që të diferencon…
Shëtitës për qen
Adoptimi dhe shitja e qenve gjatë periudhës së pandemisë ka arritur majat. Miqtë tanë leshatakë janë kthyer në kurën tonë kundrejt izolimit dhe ankthit. Rrjedhimisht, nevoja për kujdes dhe shërbim ndaj kafshëve janë dukshëm në rritje gjithashtu.
Ngritja e një biznesi dedikuar shërbimeve dhe kujdesit ndaj kafshëve nuk kërkon një kosto fillestare të madhe, gjithsesi ka mjete dhe rroba të caktuara si ato kundër motit me shi apo diell, me shkëlqim për ecjet gjatë natës apo në rastin më të mirë edhe përdorimi i qeseve për pastrimn e nevojave të qenit të cilat nuk duhen anashkaluar.
Dizajner bluzash të përsonalizuara
Bluzat me mëngë të shkurtra janë jo vetëm artikulli kryesor dhe më trendi gjatë kësaj kohe pandemie por gjithashtu ato pasqyrojnë interesat, personalitetin, udhëtimet dhe vlerat tona. Ato përbëjnë një biznes të madh që është gjithnjë në rritje, në kategorinë e shitjeve në mbarë botën.
Fillimisht ju duhet të vendosni për audiencën, nivelin dhe llojet e grafikëve ( për shembull citime frymëzuese ose komike) dhe të zgjidhni modelin. Një zgjidhje e duhur do të ishte të krijoni dizanje në dyqanet grafike online. Shopify, për shembull, i ofron të gjtha; ide dhe burime të shkëlqyera.
Asistent në përfundimin e taskeve ditore
Duket se gjithmonë janë gjërat e vogla që njerëzit nuk mund t’i arrijnë në ditët e sotme. Ndërmjet punës nga shtëpia, të ndihmuarit e fëmijve në mësime në shtëpi , aftësitë e shumta të prindërve ngrihen maksimalisht. Duke shtuar mundësinë e kufizuar të të moshuarve dhe të prekurve nga COVID për të patur gjërat thelbësore.
Nëse dëshironi të fitoni para ndërsa bëni mirë, zotëroni një makinë dhe lejën e drejtimit të automjetit , atëherë konsideroni fillimin e një biznesi që kryen detyra për të tjerët. Ju mund t’i limitoni ato në dyqane ushqimore dhe farmaci ose mund te zgjeroni shërbimet duke përfshirë postën, marrjen e ushqimeve në restoranteve dhe blerjen e dhuratave.
Ju mund të ndërtoni një klientelë duke realizuar fletëpalosje, dhe duke postuar kopje në medjat sociale, si dhe në bordet e buletinëve të komunitetit përreth qytetit. Gjithashtu mund të përdorni platforma duke përfshirë Task Rabbit për të menaxhuar komunikimin dhe transalsionet në një mënyrë pakontakt. Megjithatë , kur vendosni cmimet tuaja, sigurohuni të llogaritni tarifat që këto platforma kërkojnë për përdorimin e faqeve të tyre.
Shitës rrobash online
Industria e shitjeve të dorës së dytë, pritet të ketë një rritje të vijueshme të sigurtë deri në vitin 2026 me sa është dalluar nga statistikat e ndërmarra mbi adhuruesit e modës vintage dhe çmimeve të lira. Nëse të pëlqen të ndjekësh modën, të blesh rrova dhe tëpërqendrohesh në mënyrat që mund të përdorësh për të reduktuar hedhjen në plehra të gjërave cilësore, atëherë puna si kurator dhe shitës rrobash të përdorua mund të jetë mundësia jote.
Boshatis një herë raftin dhe pyet miqtë apo familjarët nëse kanë rroba apo artikuj veshjeje të cilat nuk i vëeshin më, bëj një xhiro nga tregu I dorës së dytë dhe krijo një platformë miqësore për përdoruesin. Mund të frymëzoheni edhe nga shembuj si Poshmark, ThredUp apo Depop. Përshkrimi dhe fotografimi I mirë të çojnë larg në këtë biznes, krahas paketimit të lezetshëm, shërbimit cilësor ndaj klientit dhe shënimeve të personalizuara që I dedikoni klientëve.
Fotograf
Kur vjen puna tek përdorimi I fotografive në rrjeteve sociale si dhe në internet, nevoja për to dallohet që nuk do tregojë rënie për një përiudhë të gjatë. Gjasat janë që ato kamerat e lezetshme, me lente të papara të frymëzojnë edhe ty të bësh diçka të ngjashme vetë. Mbase edhe vetë përdorimi I celularit tënd smartphone tashmë të ka dhënë mundësinë të provosh talentin tënd në këtë fushë.
Dhe nëse kjo është situate edhe në rastin tënd, pse mos ti japësh vetes mundësinë që ta kthesh një biznes të vogël duke ofruar shërbimet e tua që nga fotografimi kafshëve shtëpiake e deri tek portretet e familjeve në evente. Shumë restorante locale, shitës dhe marketerë dixhitalë mund tju punësojnë për fotografimin e produkteve dhe përmbajtjeve të tyre.