5 Këshilla për Rritjen e Shitjeve dhe Zhvillimin e një Strategjie Marketingu
- January 18, 2021
- Posted by: Erisa
- Category: Blog
Një strategji e mirëfilltë në shitje dhe marketing përfshin shumë më shumë sesa thjesht hedhje reklamash dhe telefonata kundrejt individësh të interesuar. Zhvillimi i strategjisë së duhur është një proces në vetvete i cili kërkon punë kërkimore në zbulimin e target grupit që kompania juaj synon, çfarë e motivon fuqinë blerëse të këtij grupi dhe vendin që kompania juaj zë në treg. Të dhënat e nxjerra nga kjo punë kërkimore janë ato që vërtetë zhvillojnë shitjet dhe strategjinë e marketingut. Me planin e duhur, rritja dhe fitimet janë të parashikueshme dhe të menaxhueshme.
Shitjet efiçente dhe marketingu kërkojnë talent, ekspertizë, përpjekje dhe konsistencë. Nëse këto elementë nuk i gjeni brenda kompanisë suaj, atëherë është e rëndësishme të gjeni një burim të jashtëm për zhvillimin dhe implementimin e një strategjie.
- Shikoje tregun dhe perspektivën për atë që vërtetë është- jo ashtu siç do doje ti të ishte.
Strategjitë më efiçente marrin në konsideratë tregun ashtu siç është vërtetë, jo versionin e dëshiruar nga ana jonë të tregut. E njëjta gjë vlen edhe për klientët potencialë – ne mund të mendojnë që e dimë se çfarë kërkojnë ama pa punën e duhur kërkimore nuk mund ta dimë me siguri. Në mungesë të një informacioni objektiv, lehtësisht mund të gënjejmë veten në atë që ofrojmë.
Strategjia juaj duhet të marrë pikënisje në vëzhgimin objektiv ndaj klientelës tuaj dhe tregut të industrisë në të cilën operoni. Mos e përqëndroni vëmendjen gabimisht tek shërbimet që ofroni dhe tek ajo që ju mendoni se klintela juaj kërkon. Bëni punën e duhur kërkimore për të kuptuar nevojat e vërteta që klientela juaj ka dhe përshtatni ofertën tuaj me këtë kërkesë. Stastistikat ndër vite kanë treguar që kompanitë të cilat nuk kryejnë një analizë të tregut kanë shitje shumë të më të pakta sesa simotrat e tyre që e ndërmarrin këtë hap.
Në momentin që ky hap kryhet me sukses, kjo punë do ju japë një ide të qartë të asaj që klienti kërkon, prioritetet e tij, procesin e tyre të blerjes, kornizën e konkurrencës si dhe perceptimin e krijuar në masë mbi emrin e kompanisë tuaj. Këto njohuri e ulin rrezikun që kompania juaj ndërmerr.
- Hidhini një sy të mirë kompanisë suaj: cilat janë synimet tuaja dhe çfarë vlerash ofroni?
Në momentin që e keni të qartë vendin që kompania juaj zë në treg, theksi kalon tek përbërja e brendshme organizative e kompanisë suaj. Për shembull:
- Çfarë po përpiqet të arrijë kompania juaj?
- Çfarë produkti apo shërbimi inovativ i ofroni ju target grupit të synuar?
- A doni të shtoni produkte të reja apo të ndryshme, të zgjeroheni në fusha të tjera të tregut?
- Jeni të interesuar në rritje? Në këtë rast, çfarë lloj rritje dhe sa?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve, ju mundësojnë kontekstin e duhur për strategjinë e marketingut dhe të shitjeve që biznesit tuaj i duhet. Ju tregojnë sesi mund ta vini në jetë me sukses strategjinë tuaj dhe si ta vlerësoni përgjatë implementimit. Punë kërkimore në sferën e brendshme krahas asaj të jashtme është ajo që garanton suksesin tuaj.
- Vlerësoni burimet aktuale.
Strategjia më e mirë në botë mbi marketingun dhe shitjet është e pavlerë në momentin që mundojnë burimet për ta realizuar. Çfarë talenti keni tashmë të punësuar pranë kompanisë suaj? Çfarë lloj trajnimesh kanë këta punonjës? A i kanë shitësit tuaj aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për ta kryer punën e tyre me sukses? Ai ka të qarta shërbimet që ju ofroni stafi i marketingut?
Po kur vjen puna tek mjetet dhe metodat? A zotëroni infrastrukturën e nevojshme të marketingut për të tërhequr një strategji të brendshme? Po mjetet e shitjes si kolaterali i marketingut apo video studimore?
- Zgjidhni një strategji që përputhet me aftësitë tuaja.
Pas analizimit të target grupit të klientelës dhe tregut, përcaktimi i asaj çfarë strategjia juaj do arrijë dhe vlerësimi i burimeve ju udhëzojnë për implementimin e strategjisë që do vini në jetë:
- Jeni pronar i vetëm i biznesit tuaj? Nëse po, modeli “shitës-markë” në të cilin marka jeni ju dhe stafi shitës ju reklamon ju, është i duhuri për biznesin tuaj. Në këtë qasje, krijimi i një raporti personal dhe besimi i fituar te klienti janë faktorët kyç për ju.
- A ka kompania juaj një staf të dedikuar për shitjen e shërbimeve të ofruara nga ekspertë të jashtëm? Nëse po, modeli “shitës-ekspert” përputhet më së miri me biznesin tuaj, duke i dhënë shikueshmëri ekspertëve me të cilët bashkëpunoni.
- Si do e poziciononi kompaninë tuaj në treg?
- Cilat janë mesazhet tuaja kyçe?
- Do përdorni marketing të brendshëm , të jashtëm apo të dyja?
- Zhvillo një plan implementimi në kuadër të strategjisë së ekzekutimit dhe ndjekjes së saj.
Një strategji e mirë shitjesh, nuk krijohet me një herë punë. Ka nevojë për shumë përkushtim, punë të palodhur dhe ndjekje hap pas hapi të analizave drejt efektivitetit. Një plan implementimi përfshin çdo faktor që nevojitet për realizim e strategjisë së shitjeve. Pikat kyçe që duhet të merren në konsideratë këtu janë edhe:
- Kohëzgjatja, buxheti dhe përjegjësitë në implementimin e strategjisë
- Talenti i punësuar- qoftë ai i brendshëm apo i jashtëm
- Mjetet e shitjeve dhe të marketingut, kolateral shitjesh, video dhe ëebinare
- Infrastruktura, si në rastin e menaxhimit të marrëdhënieve me klientin apo automatizimin e sistemit të marketingut
- Të dhënat që do ju mundësojnë vlerësimin dhe përshtatjen e strategjisë suaj
Një strategji e suksesshme shitjesh dhe marketingu është një përbërës madhor i strategjisë së përgjithshme të biznesit tuaj. Sidoqoftë, asnjë strategji nuk mund të jetë e suksesshme pa mbështetje të plotë menaxherial. Por me investimin e duhur të kohës, vlerës monetare dhe përpjekjeve, strategjitë tuaja të mirëmenduara dhe shitjet e implementuara do ju japin frytet e synuara.