10 Profesionet e të Ardhmes
- December 26, 2020
- Posted by: Erisa
- Category: Uncategorized
Kur ngecni mes kryqëzimesh në karrierë, mos e kufizoni veten në terma përfitimesh afatshkurtër, mendoni më larg dhe kështu do krijoni shtegun drejt karrierës që do ju vlejë në të ardhmen. “E drejtë”, mund të thoni, “por çfarë pozicionesh specifike duhet të kem parasysh?”
Shumë prej këtyre pozicioneve janë të natyrës teknike. Zhvillimet e vazhdueshme në teknologji, mundësojnë një larmi pozicionesh të reja dhe të ingranuara, e rrjedhimisht shumë prej profesioneve më premtuese kërkojnë një përditësim me të rejat e fundit të teknologjisë.
Sidoqoftë, jo të gjitha pozicionet e punës të cilat aktualisht tregojnë rritje ( apo një rritje të mundshme në të ardhmen e shpejtë) kërkojnë një përditësim të avancuar në çdo fushë të teknologjisë. Disa prej tyre përfshijnë përditësimin specifik vetëm me aspektin hardëare dhe softëare të fushës që mbuloni – e cila është një praktikë e domosdoshme në epokën dixhitale, pavarësisht profesionit që ushtroni.
Punëdhënësit mbështeten tek punonjësit e tyre përsa i përket planifikimit të strategjive, vendime të bazuara në të dhënat e mbledhura nëpëmjet inteligjencës artificiale dhe analizave, krahas koherencës me trendet e industrisë dhe nevojave e preferencave të klientit.
Por aftësimi nuk mbyllet me njohjen dhe ndjekjen e teknologjisë. Për shembull, aftësitë interpersonale mbartin një rëndësi të vyer tani – dhe do të kenë një rol thelbësor në vitet e ardhshme, duke vendosur pozicionet me një qasje drejt projekteve apo menaxhimit të burimeve njerëzore dhe empatinë në fokus.
Më poshtë do të gjeni të listuara, 13 prej profesioneve që paraqesin potencial afatgjatë pas studimit analitik, sipas standartit europian.
Lexoni për të mësuar më shumë mbi secilin profesion në këkesë:
Zhvillues i aplikacioneve celulare
Zhvillimi i teknologjisë celulare vijon të gjenerojë tërheqje përgjatë industrive. E teksa numri i bizneseve që bazohen në teknologjinë celulare për të prekur klientelën e vet është kaq i lartë edhe nevoja për zhvillues të aplikacioneve celulare vijon të rritet. Këta profesionistë, gjithsesi, janë të stepur kur vjen puna tek dizenjimi dhe rekomandimi i përmirësimeve të softëare-ve me bazë tabletat dhe smartphone-et. Ata punojnë me organizimin, kodimin e aplikacioneve, testimin dhe perfeksionimin e tyre.
Arkitekt të dhënash
Edhe pse mbledhja e të dhënave mund të automatizohet, aftësia për të përkthyer, analizuar dhe dhënë rekomandime në kuadër të biznesit me bazë në ato të dhëna të lartpërmendura, ka treguar një kërkesë të lartë nga ana e punëdhënësve.Teksa Interneti si koncept gjithëpërfshirës, vijon të rritet dhe më shumë pajisje dhe sensorë ndërlidhen, volumi i të dhënave të disponueshme do të ketë zgjerim të mëtejshëm. Për të ndihmuar me menaxhimin dhe derivimin e vlerës, bizneseve u nevojiten arkitektë të aftë të dhënash për përkthimin e informacionit në databaza specifike. Për të qenë një arkitekt i aftë të dhënash, duhet të jeni analitikë dhe kreativë, të keni njohje të mirë të sistemeve të të dhënave dhe metodologjisë së databazave. Duhet të kenë komunikimin efiçent, të planifikojnë dhe koordinojnë burimet e të dhënave. Njohja e mirë me sisteme si Oracle, Microsoft SQL servers and other systems — like Unix, Linux, Solaris and Microsoft Ëindoës – është thelbësore.
Inxhinier DevOps
Inxhinierët DevOps janë ura mes kodimit dhe inxhinierisë. Kërkohen kaq shumë nga tregu për faktin që shumë kompani synojnë të rrisin performancën e aplikacioneve dhe shërbimeve – si dhe shpejtësinë dhe produktivitetin e bizneseve. DevOps, si praktikë, ndihmojnë në shkurtimin e ciklit të zhvillimit të një softëare dhe promovojnë procese më efiçente në organizimin e teknologjisë së informacionit, si në rastin e automatizimit. Inxhinierët e DevOps janë mishërimi i kësaj praktike pune; përmes bashkëpunimit mes departamenteve në zhvillimin e sistemeve të reja dhe përmirësimit të atyre ekzistuese. Për këtë pozicion, kërkohet njohuri e mirë në disa gjuhë programimi nga C++ deri tek Python, mjete për menaxhimin e konfigurimit në automatizimin e teknologjisë së informacionit si Ansible dhe Chef, inxhinieri softëaresh dhe arkitektë sigurie. Njohja e metodologjive në zhvillim softëaresh të shpejtë.
Analist i Inteligjencës së Biznesit
Kompanitë e analizimit të të dhënave të bizneseve kanë përqafuar përdorimin e analizimit në masë të të dhënave, gjë e cila ka rritur qasjen e tyre në përpunimin dhe raportimin e të dhënave. Rrjedhimisht, ekipet e kontabilitet dhe të financës kanë shfaqur një rritje në mënyrë eksponenciale të nevojës për analistë të inteligjencës së bizneseve. Kjo punë përfshin kthimin e të dhënave të papërpunuara në njohuri vepruese dhe zhvillimin e zgjidhjeve të raportimit që funksionojnë në të gjithë organizatën. Njerëzit që kanë sukses në këtë pozicion zotërojnë aftësi të forta analitike, shkathtësi në zbulimin dhe zgjidhjen e problemeve, së bashku me mjeshtërinë e përdorimit të mjeteve të inteligjencës së bizneseve dhe të procesimit të informacioneve, si dhe të tabelave statistikore (pivot tables) të Excel për analizimin e të dhënave. Zakonisht kërkohet një bazë edukimi në financë, biznes apo në sistemin e informacionit. Aftësia e lartë në komunikim është një domosdoshmëri për transmetimin e rezultateve dhe kryerjen e rekomandimeve senior për menaxhim.
UX designer
Dizajnerët në UX janë përgjegjës për mënyrën se si një produkt ose faqe duket në tërësi. Detyra e tyre ka të bëjë me zerimin e nevojave themelore emocionale dhe funksionale të përdoruesve dhe të ndihmojë në krijimin e një përvoje të këndshme dixhitale bazuar në këto zbulime. Ata kryejnë testimin e përdorshmërisë dhe këshillohen me klientët për të kuptuar qëllimet dhe synimet e tyre. Zhvillimi në rritje i fushës celulare dhe ëeb-it ka çuar në një kërkesë në rritje për këtë pozicion.
Menaxher Analitik i Marketingut
Menaxherët e analizave të marketingut janë specialistë përgjegjës për paraqitjen e hollësishme të analizave të të dhënave kundrejt palëve të interesuara dhe menaxhimit efektiv të informacionit që nga automatizimi i marketingut e deri tek softëaret për menaxhimin e marrëdhënieve me klientin. Arsyetimi i fortë analitik dhe aftësitë në bashkëpunim janë një faktor kyç, duke qenë se menaxherët e analizës së marketingut shpesh krijojnë marrëdhënie pune me partnerë dhe departamente të shumëllojshme, si IT, departamenti ekzekutiv, i shitjeve apo i marketingut në kuadër të përmirësimit të proceseve dhe arritjes së synimeve të biznesit.
Menaxher i rregjistrimit/shërbimeve
Në fushën e shëndetësisë, menaxherët e shërbimit ndaj anëtarëve, janë përgjegjës për cilësinë e shërbimit. Ata mbikëqyrin çdo pjesë tjetër të stafit përgjegjës për shërbimin ndaj klientit, të cilët u përgjigjen kërkesave të distributorëve dhe anëtarëve në lidhje me shkallën e mbulimit të kompanisë, të drejtave, përfitimeve apo çështjeve të mëtejshme. Kjo fushë kërkon aftësi të shkëlyera në komunikim dhe lidership si dhe aftësi në ruajtjen e konfidencialitetit.
Përfaqësues i shërbimit ndaj klientit
Një përfaqësues i shërbimit ndaj klientit është përgjegjës për mbajtjen e marrëdhënieve solide me klientin nëpërmjet menaxhimit të pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga ana e këtij të fundit me shpejtësi, profesionalizëm dhe empati. Kompanitë synojnë individë me aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe hedhje të dhënash në sistem. Pozicioni mund të kërkojë edhe aftësi në punë kërkimore për zgjidhjen e problematikave të klientit.
Analist Sistemesh
Analistët e sistemeve ndihmojnë sipërmarrjet dhe ekipet IT në gjetjen e zgjidhjeve teknike përsa i përket problemeve të bizneseve. Ata luajnë një rol kryesor në planifikimin dhe ekzekutimin e projekteve,gjithashtu mund të shërbejnë si një lidhje mes IT dhe përdoruesve. Kualifikimet që nevojiten përfshijnë; analizimin e çështjeve hardëare dhe softëare, shkrimin e mirëmbajtjen e dokumentacionit të sistemit, përkthimin e kërkesave të përdoruesit dhe sistemit në kuadër të specifikimeve teknike funksionale. Parashikohet të ketë një ngritje të shpejtë të punësimit të analistëve të sistemit në sajë të adoptimit të cloud computing dhe rritjes të shfrytëzimit të shërbimeve IT në fushën e kujdesit të shëndetit.
Analist Biznesi
Analistët e biznesit eleminojnë hendekun mes sipërmarrjes dhe fushës së IT-së. Ata përcaktojnë nevojat e njësive të biznesit,planifikojnë, zbatojnë dhe përmirësojnë sistemet e informacionit të biznesit me anë të departamenteve të shumta, duke siguruar që të dhënat e biznesit dhe nevojat e raportimit të jenë përmbushur. Kompanitë ofrojnë punësim në këtë fushë kur duan të veprojnë në bazë të inteligjencës së biznesit dhe të marrin vendime të të bazuara tek të dhënat. Individët me përvojë në analizë financiare, analizë rrjedhjeje dhe menaxhim projekti përbëjnë kandidatë të fortë. Kërkesat e shumta për këto vende pune paraqesin veshtirësi në plotësimin e këtyre pozicioneve në industri.Meqënëse është konsideruar më parë si një nëngrup i aftësive të përgjithshme të biznesit, analiza e biznesit ofron një fushë me mundësi për të ndërtuar një karrierë fitimprurëse falë përparimit të menjëhershëm në kohën e zhvillimit.