Instructor Bio

Në dobësi gjendet forca e vërtetë’’ është postulati që  merr kuptim vetëm nëse individi  ka dëshirë ti ngjisë në jetë të gjitha hapat e rritjes profesionale dhe personale me ndërgjegjshmëri, përgjegjshmëri dhe ndershmeri, pavarësisht fenomeneve sfiduese që përballet.Përjetimi dhe analiza e rregullt e sfidave që na skalisin si figura njerëzore dhe profesionale na ndihmojnë në zhvillimin personal dhe kontributin që japim në ambientin administrativ ose social ku ndodhemi . Për të realizuar përmirësime dhe suksese te vazhdueshme, nuk ka nevojë për shumë zhurmë, por është thjesht e nevojshme sfida per rritje profesionale dhe personale  në punë me objektiva të qarta dhe dëshirë për ti realizuar.Pikërisht, është kjo qasja me të cilën  av. Klodjan Shaqiri operon për të transmetuar drejt ambientit profesional objektivat që bazohen në sfidën e vazhdueshme  të ndryshimit  personal dhe professional me ritmet e ndryshimeve sipas kushteve  bashkëkohore globale, formimin e përditshmërisë sipas pozicionit menaxhues dhe vlerësim të cdo anëtari si staf (i cili,mban një detyrë të rëndësishme apo më pak të rëndësishme në kompani).Këto përfundime dhe suksesi jane si rrjedhojë e një eksperiencë 10-vjecare të fituar në menaxhimin dhe drejtimin e disa njësive në fushën e  cështjeve ligjore dhe burimeve njerëzore, nga bashkëpunimi me  institucione të larta shtetërore, institucione private  përfshirë edhe ato që operojnë në fushën e edukimit dhe arsimit të lartë, si dhe kontributin në organizata jofitimprurëse me përqëndrim në fushën e zhvillimit të brezave të rinj me parimet e bashkimit europian në fushën e të drejtave njerëzore. Av.Klodjan Shaqiri, ka si qëllim të ndajë eksperiencat e tij si drejtues dhe njohës ekspert i funksioneve të burimeve njerëzore dhe cështjeve ligjore në këtë fushë, nëpërmjet trajnimeve të ndryshme me bazë konjeturimi akademik dhe zbatimi praktik. bazuar në ndërgjegjësimin dhe vënien në proces të disa elementëve në kërkimin e vlerave individuale tek cdo punëmarrës dhe rritjes së dedikimit të këtyre të fundit përkundrejt detyrave të tyre funksionale me qëllim arritjen e një  performance më të lartë, duke dalur prej kornizës së të konsideruarit të funksioneve të burimeve njerëzore vetëm si mbledhës të dhënash, menaxhimit të një aktiviteti ditor prezence në punë, matje të performancave për të mos dhënë asnjë benefit ose duke i përdorur vetëm si mjet shtrëngimi në marrëdhënien dypalëshe të punësimit.Forca dhe suksesi i një organizate qëndron tek individët e saj të cilët kontribuojnë me dëshirë dhe pasion në rritjen e dyanshme.