Instructor Bio

Alida Kondi ka eksperienca të evidentuara të realizimit me sukses të të gjithë ciklit të menaxhimit të projektit, që nga konceptimi, shkrimi, zbatimi, monitorimi dhe vlerësimi i projekteve. Listohen rreth 50 projekte dhe aplikime tek donatore vendas dhe të huaj deri në projekte të financuara nga Komisioni Evropian me vlera të vogla dhe të mëdha, një pjesë e të cilave kanë rezultuar të suksesshme. Disa nga eksperiencat janë shkrime projektesh për programin COSME, përfshirë aplikimin e plotë për aplikimin e Shqipërisë në Enterprise Europe Network, 3 projekte të Programit të Ndihmës së Jashtme të BE-së EUROPEAID, Buxhetin e një projekti në kuadër të Programit “BALKANMED”, 1 projekt në kuadër të Programit ndërkufitar Greqi-Shqiperi. Zbatimin e 4 Projekteve 2-vjeçare financuar me fonde të IPA II dhe Programme të BE-së, përveç projekteve të tjera më të vogla. Së fundmi ka realizuar vlerësimin e 26 projekteve të një thirrjeve me projekte nga Ballkani Perendimor dhe projekte ndërkufitare. Gjithashtu trajneri ka eksperiencë në shkrime aplikimesh për shprehje interesi, shërbime konsulencë, procedura tenderimi, aplikim për grante në emër të bizneseve, menaxhim sub-gratesh, etj.