Instructor Bio

Arjana Isaku: Drejtuese e komitetit të Turizmit dhe Shërbimeve dhe anëtare e Dhomës Ekonomike të
Gruas.
Themeluese dhe menaxhere e Agjencisë Turistike “Dea Lines”,me përvoje 28-vjeçare në industrinë e
turizmit.
Znj. Isaku është ndër të parat gra në industrinë e turizmit në Shqipëri, në sektorin privat.
Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës, dega Ekonomi, Financë, karriera e saj ka filluar pranë një
kompanie Norvegjezo-Shqiptare në fushën e transportit detar, ku ka kontribut për 8-vite në
marrëdhënie me pasagjeret në drejtim marketing dhe shitje dhe poste drejtuese.
Prej 21 vitesh ka ngritur biznesin e saj “Dea Lines” me moton “Na besoni udhetimin tuaj” në fushën e
transportit ajror, detar si dhe udhetimeve turistike brënda dhe jashtë vendit me guida turistike të
certifikuara.
Gjatë rrugëtimit prej gati 3-dekadash si profesioniste në turizem, Arjana ka fituar shumë diploma,
çertifikime, trajnime brënda dhe jashtë vendit.
Nder ta, IATA (International Air Transport Association), certifikim nga federada boterore e guidave etj.
Ne vitin 2019, në Shkup është vleresuar nga Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim, duke u
rradhitur në listen e grave të sukseshme të Ballkanit Perendimor.
Në vitin 2018 , çertifikuar dhe vleresuar nga Unioni Turistik Shqiptar në 2018 për cilësinë dhe
profesionalizmin si dhe në guidimin e grupeve të huaja në territorin shqiptar.
Së fundmi është aktivizuar si pedagoge e jashtme në Kolegjin Universitar “Logos”, dega Menaxhim
Turizmi,sisteme te kompjuterizura ne industrine e turizmit,punë në të cilën jep kontributin e saj duke
ndarë njouritë e fituara ndër vite me brezat e rinj, aktorët e ardhshëm në fushën e turizmit.

No courses found.

Reset all