BIO
Quhem Kristi Topuzi kam punuar në fushën e Hotelerisë prej shumë vitesh në biznesin e familjes pranë Hotel Mondial. Kam mbaruar Bachelor për Finance – Kontabilitet pranë UBT si dhe Master për Menaxhim Biznes. Ne 2016 u diplomova në Les Roches International Hotel Management School në programin Post Graduate për International Hotel Management në Spanjë e cila është në TOP 10 Unviersitetet më të mira në Botë në fushën e Hoteleri Turizem. Kam eksperiencë pune pranë Hotel Mondial prej shumë vitesh ku kam prekur shumë sektorë të këtij Hoteli. Gjatë eksperiencës në Spanjë kam patur mundësi të punoj në Departamentin e Front Office ne InterContinental Hotel Madrid i cili është një nga Hotelet më prestigjoz të kryeqytetit Spanjoll si dhe një nga rrjetet më të mëdha ku kam patur mundësi të trajnohem në programet e tyre.