BIO
Keti Gjipali është themeluesja e AGOG Marketing, nje kompani ndërkombëtare marketingu, themeluar ne vitin 2016. Ajo ka studiuar Administrim Biznesi dhe eshte diplomuar me Medalje Ari në Masterin e Shkencave në Marketing, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Vitet e fundit ajo po jep kontributin e saj si As. Profesor në Biznesin Ndërkombëtar, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Pas organizimeve të disa edicioneve trajnuese Facebook & Instagram 101, ajo vendosi të lidhë bashkëpunimin me AlbAcademy për të ndarë metodat e dhe praktikat më të fundit të marketingut që kërkon tregu i sotëm dinamik.