Stabiliteti- Një Qasje prej Lideri

Njerëzit priren ta lidhin stabilitetin me kauzat mjedisore, përgjegjshmërinë dhe ekuilibrin natyror.

Njerëzit priren ta lidhin stabilitetin me kauzat mjedisore, përgjegjshmërinë dhe ekuilibrin natyror.

Si mund ta mbështesësh aktivitetin e biznesit tënd; si mund ti vijosh punësimet; si mund të sigurosh përfitime në terma afatgjatë?

Përballë këtyre dilemash të botës së biznesit, është e qartë rëndësia që paraqet qasja e duhur kundrejt mbajtjes së stabilitetit në një spektër gjithëpërfshirës.

Të drejtosh përmes sfidash

Qëndrueshmëria në biznes dhe marrëdhënie pune kërkon aftësi lidershipi; nuk ndodh vetvetiu. Reagimi normal ndaj sfidave si në rastin e COVID-19 është në dorë të kundërpërgjigjes së menjëhershme të kompanive.

Ndërkohë që këta të fundit po e shikojnë situatën nga një pikëpamje e cunguar, dhe po i ekzekutojnë kundërpërgjigjet e tyre në mënyrë të fragmentuar, në vend të planifikimit të një strategjie të plotë dhe të analizuar.

Kuptohet që në situata të tilla ku të ardhurat kanë treguar rënie të dukshme dhe stafi është reduktuar në limite, tentativat e tyre për të implementuar një strategji në kuadër të rimëkëmbjes së fitimeve të një kompanie janë të pashmangshme.

E megjithëse kjo qasje ka të mirat e saj në terma afatshkurtër, duhet parë përmes një procesi rishikimi përsa i përket hapave që kompanitë mund të ndërmarrin për të mbrojtur veten nga faktorë të tillë dëmtues; të krijojnë baza për një qasje të gjithëanshme të biznesit.

Një qasje gjithëpërfshirëse

Si na gjejnë situatat e paparashikuara që kërkojnë një përgjigje të menjëhershme në momentin që ne tashmë kemi bërë një planifikim të hollësishëm të qasjeve të biznesit tonë? Për shembull, dezinfektimi është një prej reagimeve me prioritetin më të lartë në rastin e pandemisë së COVID-19.

Një kompani e industrisë sanitare, për shembull, shërbimi primar i të cilës është higjiena, ka kapitalizuar dezinfektimin. Oferta e tyre është një regjim pastrimi dhe dezinfektimi, për të cilin përdoren produkte të gatshme me jetëgjatësi të shkurtër; nuk përdoren dot më pas pastrimit të një zone ose efekti i tyre zgjat për një periudhë shumë të shkurtër. Pse të mos kërkojmë një zgjidhje që ofron një efekt të menjëhershëm dhe impakt më të madh?

Kohët e fundit, ka pasur një fluks të reklamave që promovojnë dezinfektuesit e duarve, në të cilat pretendohet që mbrojtja që i ofrojnë njerëzve zgjat për 24 orë. Po ashtu, në treg gjenden edhe dezinfektues për sipërfaqe të dizenjuara për një mbrojtje prej 30 ditësh deri në tre muaj. Duke marrë parasysh këtë, a nuk mendoni që kompania vetë duhet të ofrojë një pako shërbimi me dezinfektimin në fokus primar?

Me anë të inkorporimit të dezinfektimit në procesin e tyre standart të pastrimit, kompania ruan efektivitetin e trajtimit dezinfektues krahas mundësimit të një ambienti më të sigurt për stafin e aktivizuar dhe klientin; përfshirë përdorimin e kimikateve më të padëmshme.

“Është e qartë që stabiliteti nuk prek vetëm spektrin mjedisor; përmes përdorimit më të ulët të kimikateve. Përkundrazi, orientohet drejt zgjidhjes së problemeve me anë të një sjelljeje sistematike dhe me stabilitetin në fokus; duke rezultuar në të ardhura të vazhdueshme.”

Hapa praktikë

Krahas ruajtjes së shkallës së përfitimeve të biznesit tënd, vjen edhe sfida e rritjes së tij në këtë periudhë vështirësish.

Çfarë strategjish mund të implementojë një biznes në mënyrë që të sigurojë të ardhura dhe njëkohësisht të zgjerojë klientelën? Në ndryshimin e menaxhimit të situatave , një biznes duhet të marrë në konsideratë disa pika:

  • Të shikojë biznesin si një gjë të plotë në vend që të fokusohet vetëm në pjesë të caktuara,
  • Të mbajë njerëzit e duhur në punë dhe të mos i largojë në rrethana të vështira
  • Të kultivojë një fokus të drejtpërdrejtë në kuadër të menaxhimit të periudhave të vështira
  • Të promovojë një përgjigje që faktikisht krijon besim tek punonjësit dhe klientët njëkohësisht.

Besimi është çelësi

Si mund të mbash dhe rritësh një biznes nëse punonjësit dhe klientët nuk kanë besim tek ti? Këtu aftësia drejtuese e ndan të bardhën nga e zeza.

Lidershipi me fokus në stabilitet ngre kompani në të cilat të gjithë mund të përfitojnë, përfshirë njerëzit që punojnë në atë biznes dhe klientët me të cilët ata ndërveprojnë.

Me anë të kësaj qasje drejtuesit krijojnë një kulturë që merr në konsiderate mjedisin, përputhet lehtësisht me standartet e qeverisë dhe e vlerëson stafin. Shihet qartazi ndikimi që ka në mënyrën si reagoni ju ndaj sfidave.

Përcjellja e rezultateve me zgjidhjet në fokus

Menaxherët e administrimit të objekteve janë një tjetër grup drejtuesish përgjegjës për përcjelljen e një game rezultatesh pozitive për klientët të cilëve u shërbejnë.

Thatësira e viteve 2001 deri në 2009 është një shembull klasik i një katastrofe gjatë të cilës shumë ndërmarrje hodhën në treg urinale pa opsion shkarkimi, në përpjekje për të reduktuar varësinë ndaj përdorimit të ujit.

Sidoqoftë, në vijim të hedhjes së pajisjes në treg, pastrimi dhe mirëmbajtja nuk u implementuan kurrë si një një pjesë e integruar e sistemit, dhe rrjedhimisht këto urinale ishin të destinuara të vinin erë dhe të bllokoheshin.

Nuk është për tu habitur fare fakti që shumë prej këtyre sistemeve që funksiononin pa ujë u hoqën nga tregu pas eventit të La Nina në vitin 2010, duke qenë se menaxherët e administrimit nuk ishin të aftë të zbulonin rrënjën e problemit; nuk ishin në dijeni të zgjidhjeve që iu ofroheshin.

Për ta përmbyllur, shumë prej aksionerëve u hodhën në mbrojtje të të ardhurave personale pa e venë ujin në zjarr në lidhje me aromën e pakëndshme dhe bllokimet.

Miliona dollarë janë hedhur tutje në momentin që produktet e shkarkimit janë rihedhur në treg për shkak të mungesës së informacionit në masë mbi qasjet e qëndrueshme drejt pastrimit dhe konkludimi i një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse të thjeshtëzuar.

Me pak fjalë, problemi mund të ishte zgjidhur lehtësisht duke ndryshuar pastrimin dhe trajtimin e produkteve për shkarkimin e ujit në vend ti hiqnin fare nga struktura.

Për një kohë të gjatë, stabiliteti është parë nga një perspektivë ambientaliste. Por aftësitë drejtuese janë ato që e përcaktojnë vendosjen në praktikë të kësaj perspektive.

Lidershipi përqafon një qasje gjithëpërfshirëse e cila kombinon kujdesin për mjedisin, kujdesin për të tjerët, dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve për arritjen e një përfundimi që i fut bizneset në shina për rritje.