Si u Bë Jeff Bezos Njeriu Më i Pasur Në Amerikë Dhe Në Botë

im-158108

Jeff Bezos, themelues dhe shef ekzekutiv i Amazon, u vendos i pari në listën prej 400 personash të amerikanëve më të pasur nga Forbes, duke thyer rekorde dhe shtruar rrugën drejt suksesit të tij.

Kjo shënoi herën e parë që nga 1994, që bashkëthemeluesi, Bill Gates, nuk ishte më amerikani më i pasur. Vlera neto e Bezosit, prej 160 bilionë dollarësh, shënoi herën e parë që një pjesëtar i 400-ës ka dalë nga rradhët si një centibilioner. Ai arriti ta dyfishojë atë vlerë në vitin 2018, duke i shtuar ( po, po; një rekord) 78,5 bilionë pasurisë së tij falë vërshimit prej 104% të stokut të Amazonit. Kompania e tij e blerjeve online është në kulmin e vet; Duke shënuar mbi 100 bilionë dollarë në shitje që në 6 muajt e parë të vitit 2018, një rritje prej 41% nga viti i mëparshëm.

Atë vit, ai debutoi në listën e 400-ve në Forbes si amerikani i 102 më i pasur në Amerikë me një vlerë neto prej 1,6 bilionë dollatësh— vetëm 4 vite pas themelimit të Amazon.com dhe një vit pas lançimit të kompanisë. Kjo u me një ngritje të ngadaltë por të qëndrueshme. Në vitin 2015, Bezos ia doli të futej në Top 10 pasi u deklarua amerikani i katërt më i pasur, me një vlerë prej 47 milionë dollarësh. Për më pak se dy vite, në 27 korrik të vitit 2007, Bezos tejkaloi Gates për herë të parë, si njeriu më i pasur në vend (dhe në botë) në renditjen e përditësuar të bilionerëve nga Forbes.

Statusi i tij si i pari, zgjati vetëm pak orë: Po atë ditë, Amazon nuk iu përmbajt pritshmërive të analistëve për fitimet e tremujorit të dytë, stoqet ranë dhe Bezos humbi vendin e tij si njeriu më i pasur.

Tre muaj më vonë, Bezos u kthye në majë të renditjes. Pasi Amazon deklaroi fitimet e tremujorit të tretë, stoqet u rritën me 13% në 27 Tetor të 2017-ës. Vlera e Bezosit në treg u rrit në 10 bilion dollar dhe e mbylli ditën me një vlerë neto prej 93.1 bilion dollarësh, rreth 3.1 bilion dollarë më i pasur se Gates. Që në 2017-ën, kur edhe arriti vlerën prej 100 bilion dollarësh, ai ka mbajtur edhe vendin e parë në renditje.

Si ia doli Bezos të arrinte këtë pikë? 

Ai ka krijuar platformën perfekte për shitjen online të pothuajse çfarëdolloj gjëje që ekziston. Përveç shitjes, Bezos ka shtrirë qasjen e Amazon në prodhimin e pajisjeve hardëare të teknologjisë (pajisjet elektronike të leximit Kindle) dhe ofrimin e shërbimeve ( cloud computing, shërbimin delivery të ushqimeve) me një lehtësi relative, me përjashtim të ngërçeve të vogla gjatë rrugës (produkti jetëshkurtër Amazon Fire Phone).

Amazon ia ka dalë me sukses në pothuajse çdo iniciativë të ndërmarrë nga Bezos. Kjo edhe falë vetë filozofisë së Bezos: Gjithnjë trajtojeni Goliathin (gjigandin) e tregtisë online si të ishte dita e parë e biznesit. Për ti sjellë në kujtesë të gjithëve etosin e Ditës së Parë, Bezosi, në letrën e tij vjetore drejtuar aksionerëve, në mënyrë të vazhdueshme ka bashkëngjitur një kopje të letrës së parë të aksionerëve që nga viti 1997, kur kompania numëronte rreth 1.5 milion klientë. Tanimë, ka 560,000 punonjës në shërbim të 100 milion anëtarëve Prime, përveç klientëve të tjerë.

 “Sidoqoftë, ashtu siç edhe jemi shprehur më herët, shitja e librave online, dhe tregtia elektronike në përgjithësi, ka treguar të jetë një treg goxha i gjerë,” shkruajti Bezos në letrën e vitit 1997, një tregues i çka do vijë. “Ne ndihemi mirë me atë që kemi arritur, dhe jemi edhe më të motivuar mbi atë çka duam të bëjmë.”

Dita e Parë

Bezos themeloi Amazon.com në një garazh të Siatëllit më 3 Prill, 1995, si një librashitës online. Për më pak se tre vite, në 1998, Bezos e zgjeroi platformën e tij drejt tregut të disqeve. Ai vijoi të shtonte produkte në Amazon, nga mikserë betoni dhe alarme zjarri në 1999 e tek skuterët elektronikë, raketat e tenisit dhe 700 lloje të ndryshme djathi në 2003.

Në vitin 2005, Amazon lançoi dy shërbime të reja; Amazon Prime (një taksë vjetore që kap vlerën e 79 dollarëve për transportin dy ditor falas) dhe Mechanical Turk ( një treg online që lidh njerëzit me detyrat që kompjuterat nuk mund të performojnë). Një vit më vonë, në mars të 2006-ës, u lançuan Shërbimet e Webit të Amazon, duke i ofruar biznese mundësinë për të marrë me qira fuqi kompjuterike dhe hapësirë për databazë. I njohur ndryshe si sistemi AWS, shpejt arriti të kthehej në një prej platformave të preferuara në computing për pjesën më të madhe të startup-eve në Silicone Valley. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2018, Amazon raportoi mbi 3 bilion dollarë të ardhura nga operimi i njësisë AWS, duke e çuar pak më lart sesa të ardhurat nga biznesi i shitjes në Amerikën e Veriut.

Përpjekja e parë e kompanisë në manifakturimin dhe shitjen e një produkti teknologjik ishte lexuesi dixhital i librave Kindle, i cili u debutua në Nëntor të vitit 2007. U shit tërësisht Brenda pesë orësh e gjysëm dhe stoqet e tij vonuan të kthehen në shitje për muaj të tërë. Katër vite më vonë, u përditësua në Kindle Fire, e cila mundësonte akses kundrejt 100,000 filmave dhe shfaqjeve televizive, 400 revistave me ngjyra dhe gazetave dhe 100 librave të ilustruar.

Duke venë në punë rrjedhën e sigurtë të të ardhurave të Amazonit, Bezos ka kryer një numër blerjesh strategjike. Në Janar të vitit 2008, pak muaj pas lançimit të Kindle, Amazon bleu librat me rregjistrim audio nga Audible për 300 milion dollarë. Një vit e gjysëm më vonë, bleu dyqanin e këpucëve online Zappos për rreth 1 bilion dollarë në stoqe. Në gusht të 2007-ës, Amazon bëri blerjen e saj më të madhe deri më tani: zinxhiri ushqimor Whole Foods, për të cilin pagoi rreth 13.6 bilion dollarë në dorë.

Në korrik të vitit 2018, Amazon deklaroi një aneksim të një tjetër natyre: blerja prej 1 bilion dollarësh e PillPack, një startup që bashkëpunon me farmacitë në dërgimin e pakove të personalizuara me recetë dhe ilaçe për përdorim të përgjithshëm për në shtëpiat e përdoruesve. Amazon mund të mundësojë dërgesa ushqimesh, librash dhe pajisjesh për banjo drejt e në derën e shtëpisë tuaj — pse jo edhe ilaçet? 

Në fund të fundit, për Bezos kjo vijon të jetë dita e parë. Pavarësisht gjurmëve që ka arritur të lerë në histori, Bezos nuk duket se ka ndërmend të ngadalësojë. “Për çfarëdolloj arsye praktike, tregu është i pakufizuar,” u shpreh Bezos për Forbes, sikur të mos ishte drejtuesi i një kompanie me një kapitalizim tregu prej 1 trilion dollarësh.