Albacademy
  • KREU
  • TRAJNIME
  • KONSULENCA
  • PROJEKTE
  • KUSH JEMI NE
    • RRETH NESH
    • INSTRUKTORËT
    • BËHU INSTRUKTOR
    • WEBINARE
  • BLOG
  • YEC
  • Sign up
Sign up
Log in
  • KREU
  • TRAJNIME
  • KONSULENCA
  • PROJEKTE
  • KUSH JEMI NE
    • RRETH NESH
    • INSTRUKTORËT
    • BËHU INSTRUKTOR
    • WEBINARE
  • BLOG
  • YEC
Albacademy > Blog > Blog > Shqiperia, destinacioni perfekt #2021

Shqiperia, destinacioni perfekt #2021

  • December 19, 2020
  • Posted by: Erisa
  • Category: Blog
No Comments

Me një  kontribut  gjithnjë  në rritje  në  eksportet  globale, turizmi  është  dëshmuar  si  një burim  i rëndësishëm i gjenerimit të të ardhurave dhe krijimit të vendeve të punës në shumë ekonomi. Në veçanti, Shqipëria është e pozicionuar strategjikisht për t’i përmbushur pritjet gjithnjë në rritje për një treg të qëndrueshëm turizmi, me orientim nga natyra dhe kultura.

Pikësynimet kryesore të politikave në fushën e turizmit për vitin 2021 janë: Rritja e kontributit të turizmit në të ardhurat e përgjithshme të vendit, Zhvillimi i balancuar i ofertës turistike dhe shërbimeve, Rritja e punësimit në sektorin e turizmit, Përmirësimi i nivelit të jetesës dhe zbutja e varfërisë në zonat turistike në gjithë territorin e vendit, Rritja e shpenzimeve për turizëm (investimet publike), Rritja e të ardhurave nga aktivitetet dhe shërbimet turistike dhe Sigurimi i mbrojtjes ligjore dhe institucionale të të drejtave të udhëtarëve dhe vizitorëve.  Shqipëria përfshihet në listën e vendeve me potenciale të mëdha natyrore, historike dhe të trashëgimisë kulturore. Ajo ndodhet në vendin e dytë në pellgun e Mesdheut për nga dëndësia e monumenteve të kulturës.

Në Shqipëri ka një numër të madh atraksionesh natyrore si Parqe Kombëtare, natyrore, zona të mbrojtura, ligatina. Këtu mund të përmendim Parkun Kombëtar të Divjakës, Prespës, Dajtit, Karaburun – Sazanit, lagunën e Kune – Vain – Tale, etj. Zonat përreth lumenjve dhe ligatinave përbëjnë një potencial të madh për zhvillimin e turizmit. Gjithashtu në Shqipëri ka një numër të madh të monumenteve të kulturës, rreth 2000, nga të cilët tre prej tyre, Berati, Gjirokastra dhe Butrinti janë pjesë e trashëgimisë botërore dhe mbrohen nga UNESCO.

Shqipëria do të njihet si një destinacion turistik tërheqës, autentik dhe mikpritës në rajonin e Mesdheut dhe Evropë, bazuar në përdorimin e qëndrueshëm të potencialeve natyrore, kulturore dhe historike për zhvillimin e produkteve të cilësisë lartë dhe të shumëllojshme, e arritshme lehtësisht nga tregjet ndërkombëtare.

Turizmi luan një rol kryesor në ekonominë shqiptare, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe duke krijuar një mjedis tërheqës për investimet dhe hapjen e vendeve të punës. Zhvillimi i turizmit do të shkojë në përputhje me objektivat dhe strategjitë e sektorëve të tjerë që kushtëzojnë dhe ndikojnë direkt dhe indirekt zhvillimin dhe cilësinë e shërbimeve turistike

Edhe parqet arkeologjike si Apollonia, Bylis, Amantia, etj, përfaqësojnë një potencial të rëndësishëm të ofertës turistike. Një numër gjithnjë në rritje i këtyre burimeve turistike po përfshihen në ofertën turistike të Shqipërisë.

Në ndryshim nga situata me potencialet natyrore, historike dhe kulturore, Shqipëria ka mbetur mbrapa në ndërtimin e atraksioneve turistike si qëndra moderne kongresesh, parqe argëtuese, fusha (kurse) golfi, marina, pa të cilat është e vështirë të tërheqësh kërkesat e shumta ndërkombëtare, si dhe për të mundësuar shtrirjen gjithëvjetore të turizmit. 

Rreth Albacademy

Kompania Albacademy është themeluar në vitin 2018 me zyra qëndrore në Tiranë. Duke qënë pjesë e kompanisë Albpastrim, Albacademy ka filluar veprimtarinë e saj në trajnimet afatshkurta profesionale të stafit si dhe me trajnime dhe kurse në sektorin e Hoteleri – Turizem. Tashme ajo ofron konsulence per biznesin tuaj. Ju përgatit konkretisht për profesionin që ju do të zgjidhni sipas dëshirës.

Menu

  • Blog
  • Politikat
  • Behu Instruktor ne Albacademy
  • Kontakt

Kurset me te Shikuara

  • Hotelet Elitë të Industrisë
    Free
    By AlbAcademy
  • Gjenerata e re e drejtuesve të hot...
    Members only
    Members only
    By AlbAcademy
  • Trajnim profesional për Menaxher R...
    Members only
    Members only
    By AlbAcademy

Kontakte

  • Tirana Industrial Park, Warehouse Nr 27
  • Cel: +355 69 605 81 55
  • [email protected]
  • Instagram
  • Facebook
  • YouTube
  • LinkedIn
Search
Sign In
Vazhdo me Google
or sign in with email
The password must have a minimum of 8 characters of numbers and letters, contain at least 1 capital letter
I want to sign up as instructor
Remember me
Sign In Sign Up
Restore password
Send reset link
Password reset link sent to your email Close
Confirmation link sent Please follow the instructions sent to your email address Close
Your application is sent We'll send you an email as soon as your application is approved. Go to Profile
No account? Sign Up Sign In
Lost Password?