PËRGATISNI AMBJENTIN TUAJ ME QERA DITORE PËR FESTAT E FUNDVITIT
Dhjetori është muaji kur miqtë dhe familja mblidhen për të festuar. Si pronar i akomodimeve me qera ditore, është një mundësi për të krijuar një atmosferë festive të Krishtlindjeve për vizitorët tuaj sezonalë. Përfshihuni në frymën e festës duke ndjekur këto këshilla për t’ju ndihmuar të përgatiteni për sezonin festiv në kohë të shkurtër.
1. VENDOSNI DEKORIMET FESTIVE
Sapo të mbërrijë dhjetori, duhet të planifikoni të vendosni disa dekorime për të rritur frymën festive në ambientin tuaj të pushimeve.
Nuk ka nevojë të jetë diçka e ngarkuar (për ju ose vizitoret tuaj), por sigurisht që do tju duhet të shtoni një prekje të veçantë për t’i vendosur vizitorët tuaj në një humor komod Krishtlindjesh.
Një mënyrë e mirë për të filluar është të vendosni drita të buta për ti dhënë një ton të ngrohtë brenda dhe jashtë ambientit tuaj. Dhe sigurisht, mos harroni të vendosni një pemë Krishtlindjesh.
Varni një kurorë dekorative në derën e përparme, pasi do të jetë gjëja e parë që vizitorët tuaj do të shohin.
Mund të vendosni edhe disa zbukurime sezonale në një tas qelqi mbi tavolinë. Nëse keni një oxhak, varni disa çorape sipër tij.
Një përpjekje e vogël por që do ti jape vizitorëve tuaj shpirtin festiv.
2. OFROJINI VIZITORËVE TUAJ NJË DHURATË KUR TË MBËRRIJNË.
Kur vizitorët të kenë rezervuar për sezonin e festave, kini parasysh tju ofroni
një dhuratë si simbol festiv.
Mirëprisni çdo vizitor të ri në pronën tuaj të pushimeve me një shportë ose një pjatë me biskota të shijshme për Krishtlindje.
Nëse doni të bëni më tepër, mund të përfshini zbritje speciale në bashkëpunim me bizneset lokale dhe të krijoni një pakete të vogël me disa artikuj dhuratë nga dyqanet, ose oferta nga restorantet pranë pronës suaj.
Krijoni oferta speciale, ose një numër të kufizuar të kuponësh me dhurata me zbritje për fundjavat brenda një afati specifik kohor dhe tërhiqni vëmendjen e personave që nuk kanë ide se cfarë dhuratash te bëjnë për të dashurit e tyre.
3. IDE PËR NJE PAKETË PER KRISHTLINDJE
Përdorni imazhe dhe përshkrime për të promovuar qëndrimin në pronën tuaj.
a) Konsiderojeni vetë pronën si një dhuratë: “Një fundjavë speciale larg
zhurmës së qytetit, për tu shijuar me te dashurit tuaj.”
b) Kupon dhuratë në një restorant pranë jush.
c) Shportë me dhurata (ëmbëlsira dhe verë)
d) Bileta për një shfaqje kinemaje
e) Një vakt falas per ditën e Krishtlindjeve
I njëjti koncept mund të ripërdoret përsëri dhe të ofrohet për festimet e Vitit të Ri!
4. SIGUROHUNI TE REKLAMONI PLANIN TUAJ
Pasi të jetë në lojë plani juaj i veprimit për Krishtlindje, sigurohuni që të gjithë të vihen në dijeni.
Një urim special për Krishtlindje;
Fotografitë e dekorit tuaj festiv mundësisht duke treguar ambiente komode dhe dhurata të vogla si shporta me biskota;
Një përshkrim i qartë se si dhe kur të blini kuponë dhuratë, përfshirë detajet e ofertave speciale;
Informacion në lidhje me Paketën e Krishtlindjeve dhe çfarë përmban ajo.