Albacademy
  • KREU
  • TRAJNIME
  • KONSULENCA
  • PROJEKTE
  • KUSH JEMI NE
    • RRETH NESH
    • INSTRUKTORËT
    • BËHU INSTRUKTOR
    • WEBINARE
  • BLOG
  • YEC
  • Sign up
Sign up
Log in
  • KREU
  • TRAJNIME
  • KONSULENCA
  • PROJEKTE
  • KUSH JEMI NE
    • RRETH NESH
    • INSTRUKTORËT
    • BËHU INSTRUKTOR
    • WEBINARE
  • BLOG
  • YEC
Albacademy > Blog > Blog > Kompani të mëdha lindën në kohë krizash. Klodiana Ajazi flet rreth mundësive të shitjes gjatë pandemisë

Kompani të mëdha lindën në kohë krizash. Klodiana Ajazi flet rreth mundësive të shitjes gjatë pandemisë

  • October 18, 2020
  • Posted by: admin
  • Category: Blog
No Comments

Ditët e karantinimit sigurisht që ishin një kohë mirë për të reflektuar. Klodiana Ajazi, tha gjatë webinarit të mbajtur nga Albacademy, se kjo ishte një periudhë kur duhej të ishim pozitivë, por edhe të zgjedhim çasjen e duhur. Themeluesja e dy bizneseve në fushën e marketingut dhe investimeve u fokusua kryesisht tek shitjet për të ndarë me ne praktikat më të mira të mundshme në këtë periudhë të pazakontë. Ajo tha se, duhet të jemi praktikë dhe mbi të gjitha të shmangim panikun. “Kur kemi panik dhe jemi të pasigurt, humbasim elementë thelbësorë. Nuk qëndrojmë brenda rregullave dhe nuk e kuptojmë përshtatjen e tregut. Agjentët e shitjes duhet të kujdesen për të shmangur panikun, frikën. Është një mundësi për të mos qenë pasivë”, theksoi ajo.

Themeluesja e Innovest kujtoi se, për shkak të qasjeve dhe menaxhimit të duhur, janë krijuar produkte të reja.  Sot stafi nuk është barrë. Më shumë se kurdo është një aset. Ndaj duhet parë si i tillë. Nëse doni të rrisni shitjet në një periudhë të tillë, shiko kush është produkti më me interes?

Nëse nuk kemi hapësira në shitje, ky është një moment i mirë, sipas saj për t’u përmirësuar. “Jo të gjitha e aplikojnë shumë pjesën e teknologjisë. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për të adaptuar brenda biznesit tonë sistemet teknologjike, për shitjet”.

Ajo solli në vëmendjen e ndjekësve të webinarit, temën e flotës detare të Perikliut. “Flota detare kishte 150 anije. Ai kishte planifikuar në mënyrë përfekte strategjinë e tij të luftës, por i ndodh diçka e papritur. Një eklips diellor bën që kapiteni futet në panik, duke rrezikuar humbjen e drejtimit të anijes. Perikliu i hedh mbi kokë një copë të zezë duke e pyetur nëse mund të drejtonte në këtë rast. Kapiteni tregon se nuk kishte frikë nga një copë e zezë mbi kokë, ndaj Perikliu i kujton se nuk është i rëndësishëm shkaku i errësirës. Perceptimi i saj është në varësinë tonë.

Frikërat tona mund të bëhen rezultatet tona të nesërme, thotë Klodiana Ajazi. Ajo kujton se bizneset dhe klientët duhet të fillojnë të mendojnë cilat janë kanalet e shitjes. Duke thënë se shitja është psikologji, ajo kujtoi bizneset e ngritura në kohë krizash, të cilat sot kanë emra ndërkombëtar.  E kishit menduar? Janë pikërisht emra të suksesshëm si: Revista Fortune, FedEx, UPS, Walt Disney Company, Standard Oil, Coors, Revlon, General Motors, Proctor & Gamble, LinkedIn, Microsoft, etj. Ato patën sukses pikërisht se u fokusuan në përvojat reale të asaj periudhe.
Në zgjidhjen e qasjes së duhur Ajazi kujtoi disa hapa të rëndësishëm për t’u ndërmarrë:

1.            Buxheto edhe nëse nuk e ke bërë më parë.

2.            Supozo më të keqen.

3.            Vepro shpejt.

4.            Mos ndalo.

5.            Ndiq ndryshimet dhe avancimet teknologjike.

6.            Përshtatu dhe përmirësohu. Gjenero mundësi të reja.

7.            Kupto cilat janë tendencat dhe ku mund të gjesh treg.

8.            Përmirëso stafin dhe mënyrën e operimit.

9.            Informohu vazhdimisht

10.          Shit vlerë, kjo është domosdoshmëri dhe nevojë.

11.          Ul kostot & përpiqu të sigurosh cash flow

Klodiana Ajazi solli në vëmendje edhe një set veprimesh që transmetojnë vlerë tek njerëzit, si: a) gjakftohtësia, b) të qenit dëshimtar i gabimeve të të tjerëve, c) të qenit një vëzhgues i mirë, d) kursimtar i zoti, e) Racional & Objektiv, f) të përshtatesh ndaj presionit, g) të shfrytëzosh pasiguritë h) të kesh vetëbesim, i) të shfrytëzosh momentin, j) të jesh vizionar dhe praktik.

Kjo është një periudhë kur ka nevojë për një gjykim objektiv dhe vullnet, sipas saj. “Shpërfillja e funksionit të sistemeve çon në mos zbatimin e procedurave dhe rregullave”, theksoi Ajazi

Rreth Albacademy

Kompania Albacademy është themeluar në vitin 2018 me zyra qëndrore në Tiranë. Duke qënë pjesë e kompanisë Albpastrim, Albacademy ka filluar veprimtarinë e saj në trajnimet afatshkurta profesionale të stafit si dhe me trajnime dhe kurse në sektorin e Hoteleri – Turizem. Tashme ajo ofron konsulence per biznesin tuaj. Ju përgatit konkretisht për profesionin që ju do të zgjidhni sipas dëshirës.

Menu

  • Blog
  • Politikat
  • Behu Instruktor ne Albacademy
  • Kontakt

Kurset me te Shikuara

  • Hotelet Elitë të Industrisë
    Free
    By AlbAcademy
  • Gjenerata e re e drejtuesve të hot...
    Members only
    Members only
    By AlbAcademy
  • Trajnim profesional për Menaxher R...
    Members only
    Members only
    By AlbAcademy

Kontakte

  • Tirana Industrial Park, Warehouse Nr 27
  • Cel: +355 69 605 81 55
  • [email protected]
  • Instagram
  • Facebook
  • YouTube
  • LinkedIn
Search
Sign In
Vazhdo me Google
or sign in with email
The password must have a minimum of 8 characters of numbers and letters, contain at least 1 capital letter
I want to sign up as instructor
Remember me
Sign In Sign Up
Restore password
Send reset link
Password reset link sent to your email Close
Confirmation link sent Please follow the instructions sent to your email address Close
Your application is sent We'll send you an email as soon as your application is approved. Go to Profile
No account? Sign Up Sign In
Lost Password?